Shkup, liderët fetarë apelojnë për urti, dialog dhe maturi

Liderët e bashkësive fetare e të kishave në Maqedoni apelojnë për një dialog konstruktiv, qetësi dhe përmbajtje nga çfarëdoqoftë veprimi të dëmshëm mbi shtetin dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

Apeli është firmosur nga pesë bashkësite fetare kushtetuese dhe ka të bën me situatën aktuale politike në vend, por njëkohësisht edhe me situatën e përgjithshme gjatë muajve të kaluar që kanë të bëjnë me dukuritë dhe aktivitetet negative të drejtuara kah feja në tërë botën, në Evropë, rajon e në Maqedoni.

“Liderët  fetarë  apeluan për dialog konstruktiv, qetësi dhe përmbajtje nga çfarëdoqoftë veprimi të dëmshëm  mbi shtetin dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

Liderët e bashkësive fetare dhe të kishave , poashtu shprehën shqetësimin e tyre për shkak të paraqitjeve të shpeshtuara të ksenofobisë, antisemitizmit, islamofobisë dhe krishterofobisë, si edhe të gjuhës së urejtjes, të drejtuara ndaj pjesëtarëve të bashkësive të caktuara fetare dhe entiteteve në RM, por edhe në përgjithësi.

“Poashtu, është brengosëse dhe paraqet bazë për diskriminim dhe dhunë -barazimi i atyre që, duke uzurpuar një religjion të caktuar, përhapin terror, vrasin dhe propagojnë radikalizëm, me ata që janë pjesëtarë të sinqertë të atij religjioni”. Kjo është porosia që përcillet në apelin e pesë bashkësive fetare kushtetuese- KOM, BFI, Kisha Katolike, Bashkësia Hebreite dhe Kisha Evangjeliste- Metodiste.” thuhet ne apel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button