Shkup, U shënua Dita Botërore e Planetit Tokë 2016

Përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Planetit Tokë 2016, që këtë vit realizohet me moton “Drunjë për Planetin Tokë”, u kyçën në aktivitete e organizuara në shkollën fillore “Partenij Zografski” në Shkup, e cila është shkolla e parë energjetike në Maqedoni.

Në oborrin e kësaj shkolle, pas mbjelljes së fidaneve, u mbajtën tri ngjarje paralele: leksioni për ndryshimet klimatike në kamionin e Gjelbër, puntori interaktive për risit socilale të cilat i adresojnë sfidat klimatike dhe ekspozitë ekologjike e artit e nxënësve të “Partenij Zografski”.

Aktivitetet për mbjelljen e fidaneve janë në përputhje me temën e këtij viti – Dita Botërore e Planetit Tokë – Drunjë për Planetin Tokë, që ka për qëllim të mobilizojë aksione në të gjithë botën për mbjelljen e rreth 8 miliardë fidaneve deri në vitin 2020- një pemë për secilin burë, grua dhe fëmijë.

DSC_0010

Kjo ngjarje organizohet nga UNDP-ja dhe USAID-i, me mbështetje të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ambasadës së Suedisë, Milieukontakt Maqedoni dhe Fakultetit të Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button