Fëmija 1 vjeç torturohet në çerdhe : Mamaja kam kërkuar të shikoj kamerat e sigurisë, nuk më lejojnë (Foto)

Një mama dje ka kaluar një situatë shumë të vështirë. Ajo çoi të bijën e saj 1-vjeçare për dy orë në çerdhen publike të Pejës “Pëllumbat e Paqes” dhe çfarë pa në trupin e së bijës ishte e tmerrshme, shkruan ShqiperiaIme.al.

Mund t’i shikoni në foto shenjat në trupin e këtij fëmijë. Nëna Elvira Jahaj ka kontaktuar menjëherë drejtoreshën e çerdhes, ka dërguar fëmijën e saj në spital dhe kërkon një sqarim të plotë së çfarë i kanë bërë të bijës për vetëm dy orë. Gjithashtu mamaja e vajzës nuk përjashton asnjë rast.

Screenshot_145

“Kjo ka qenë dita e parë që e kam çuar vajzën në atë çerdhe. Nuk ka qëndruar as dy orë të plota dhe i ka ndodhur kjo. Më kanë thirrur nga çerdhja, duke thënë se vajza po qan. Kam shkuar për ta marrë dhe vetëm kur kam shkuar në shtëpi e pashë trupin e saj. Jam tmerruar në atë moment. I kam telefonuar drejtoreshës së çerdhes për të biseduar me të, por nga ajo s’kam marrë asnjë sqarim”, tha Elvira.

Gjithashtu mamaja e vajzës shtoi se ka kërkuar kamerat e sigurisë së çerdhes, po asnjë nuk ia tregon. Nga ana tjetër drejtoresha e çerdhes “Pëllumbat e Paqes’, Rezmie Bujupi ka pranuar se kjo ngjarje ka ndodhur në çerdhen e saj, por nuk mendon se duhet bërë kaq e madhe.

44_1461326872-2579561

Ndër të tjera drejtoresha dhe tha se nuk ka vend për të dyshuar se fëmija është bërë ashtu nga edukatoret, por ndaj tyre do të merren masa për pakujdesi.

33_1461326881-117936

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button