Përfundon e qetë edhe protesta e sotme (FOTO-VIDEO)

21:15 – Protesta përfundon edhe kësaj radhe e qetë, gjithashtu edhe forcat policore janë reduktuar, raporton Portalb.

2a

21:05 – Protestuesit fillojnë ngadalë të shpërndahen në mënyrë të qetë, kurse policia vazhdon të qëndrojë në pozicionin e njëjtë.

20:40 – Protestuesit vazhdojnë protestën para Qeverisë me thirrje ‘Nikolla në robëri’, ‘Mafi ik’, ‘shtet policor’, ‘mbështetje për PSP’ …

20:35 – Protestave ju bashkëngjiten edhe pjesëtarë të kryesisë së partisë “Uniteti” , si dhe ish deputeti Abedin Zymberi.
 a2
0a
0b

 

20:25 – Protestuesit në mënyrë të qetë kanë vazhduar protestën nga EU Info Qendra  drejt Qeverisë, duke brohoritur  “dorëheqje”, “do të fitojmë”, “vjedhës”, “nuk ka drejtësi, nuk ka qetësi”…

a1

a4

20:05 – Aktivisti Aleksandar Donev tha para protestuesve se me rëndësi është që ne e kuptuam se nuk është mjaft që një send vetëm ta duam, por bashkë te luftojmë për të

“Nëse je këtu cdo ditë prej në 18, je qytetar, ke vizion të pastër dhe je kundër regjimit. Je këtu që të tregosh se nuk je i pajtuar me këtë pushtet. Me rëndësi është që ne e kuptuam se nuk është mjaft që një send vetëm ta duam, por bashkë te luftojmë për të. Ne s’jeni për sandviç, por me vullnetin tonë, në këtë mënyrë e ndërtojmë shtetin sepse ajo neve na takon”, tha Aleksandar Donev

a6

19: 47 – Protestuesit janë afruar pranë EU Info Qendrës dhe aty është vendosur një platformë  ku disa prej udhëheqësve do të japin deklarata

19:20 – Protestuesit gjuajtën me ngjyrë objektin e këtij institucioni , gjithashtu brohorisin ‘Gruevski kriminel’, ‘Nuk ka drejtësi nuk ka paqe’.  Në mënyrë simbolike proetstuesit e kanë nënvizuar se edhe ky objekt kaloi nëpër këtë iniciativë – “Revolucion laraman”.

Protesta 22/04/2016

5

1

2

3

4

19:10 – Protestuesit  janë mbledhur  para Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, në vendin që dikur ishte park, dhe kishte gjelbërim dhe ulëse për qytetarët, kurse tani u shkatërrua ai gjelbërim dhe me dhunë u ndërtua ky institucion që po i shërben qeverisë.

19:05 – Protestuesit nga objekti i PSP janë larguar në drejtim të Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuele, e cila ndodhet në afërsi të qendrës tregtare Ramstore. Policia ka formuar kordon para këtij institucioni dhe nuk lejon protestuesit që t’i afrohen.

9a 8

19:00 – Protestuesit këto momente kanë lëvizur nga Prokuroria Speciale dhe janë vendosur para BE-info qendrës, informon nga terreni gazetari i Portalb.

y

18:15 – Qindra qytetarë tanimë janë mbledhur përballë objektit të Prokurorisë Speciale për ti dhënë mbështetje këtij insitucioni. Për të 10-n herë me radhë Lëvizja civile #Protestoj po organizon protesta kundër vendimit të presidentit Ivanov në lidhje me faljen e 56 politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre që janë nën hetim, njofton Portalb.

Qytetarët për momentin janë të qetë, policia ka bllokuar të dy udhëkryqet që shpien drejt PSP-së, ndërkaq qytetarët brohorasin me thirrje anti-qeveritare.

98a

Lëvizja civile #Portestoj, që i prin kësaj proteste ka parashtruar 8 kërkesa:

1. Tërheqjen e menjëhershme të vendimit të Ivanov
2. Të jap dorëheqje Ivanov
3. Gjykat Kushtesuese ta shqyrtoj kushtetushmërinë e PSP-së
4. Formimin e një departamenti special në Gjykatën Penale e cila do të jetë kompetente për lëndët që janë nën kompetecën e PSP-së
5. Tërhqejen e menjëhershme të datës së mbajtjes së zgjedhjeve 5 qershor
6.  Në bisedimet për krizën të kyçet sektori civil
7.  Bisedimet për zgjidhjen e krizës të bëhet në teritorin e Maqedonisë, si dhe
8. Forimimin e një qeverie kalimtare e cila do ti implementoj deri në fund reformat urgjente nga raporti i PRIBE-së.

Lëvizja civile ka bërë të ditur se nëse nuk plotësohen këto kërkesa ata do të vazhdojnë me protestat në rrugë.

Këto ditë udhëheqësia e protestave, protestat i ka quajtur ‘Revulucioni laraman’. Si rezultat i kësaj iniciative protestuesit çdo natë kanë në shënjestër institucionet dhe objektet e shtetit të cilat i gjuajnë me ngjyrë.

Deri më tani janë gjuajtur me ngjyrë Minstiria e Kulturës, Minsiria e Drejtisësisë, objektet e Shkupit 2014, zyra e presidentit Ivanov si dhe Qeveria e Maqedonisë.

Kujtojmë që protestat kanë filluar më 12 prill ditën kur Ivanov sjelli vendimin për faljen e 56 politikanëve në vend./ Portalb

Protesta 22/04/2016

3a

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button