Përfundon protesta: Nuk do të ndalemi këtu! (FOTO/VIDEO)

E plotësuar –  Gazetari i Portalb nga terreni njofton se protesta e organizuar nga LR-PDSH, RDK, OVL, Illyricum Libertas dhe familjarët e të burgosurve të rastit “Monstra” ka mbaruar e qetë. Nga parlamenti protestuesit janë shpërndarë qetë.

Kujtojmë, para protestuesve u deklaruan figura të ndryshme të skenës politike, si Daim Hiseni, Besim Hoda, Shpëtim Pollozhani, Ziadin Sela dhe Vesel Memedi.

Protagonistët e protestës kanë paralajmëruar se kjo nuk do të jetë protesta e fundit.

(VIDEO NGA PROTESTA NË SHKUP – PJESA E PARË)

(VIDEO NGA PROTESTA NË SHKUP – PJESA E DYTË, fjalimi i kryetarit të LR-PDSH-së, Ziadin Sela – )

Protesta 22/04/2016
Protesta 22/04/2016

15:55-  Ata që i kërcënohen Fatime Fetait do të kenë punë me shqiptarët. Ne s’kemi çfarë kërkojmë prej të tjerëve. Kërkesat do t’i kërkojmë nga populli jonë. Ne po e kthejmë demokracinë, demokraci që ka qenë e dhunuar plot 24 vite. Kështu është shprehur para protestuesve Ziadin Sela.

“Është vetëm fillimi, do ta bëjmë tani, do ta bëjmë edhe nesër. Nuk do të lejojmë tani e tutje që dikush me zgjedhje të djeg verdiktin e shqiptarëve. Ne jemi për zgjedhje kredibile. Ne nuk jemi këtu vetëm për të ndërruar një kryeministër më një kryeministër tjetër. Ne jemi për drejtësi. Ky shesh do të mbushet me 1 milion shqiptarë nëse nuk realizohen kërkesat shqiptare. Qëllimi i protestës u arrit. Sot dhamë një mesazh se ne kemi hise në këtë shtet. Hisen do e marrim gjithë së bashku”, potencoi ai, raporton Portalb.

Protesta 22/04/2016
Protesta 22/04/2016

15:35- Te Kuvendi para protestuesve janë deklaruar edhe organizatorët e kësaj proteste. “Sot protestojnë shqiptarët. Do të protestojmë sa herë që japin premtime dhe nuk i realizojnë. Deputetët duhet t’i realizojnë premtimet. Protestojmë për gjuhë zyrtare në tërë territorin, për hisen tonë,..”, tha Ziadin Sela lideri i LR-PDSH-së..

Protesta 22/04/2016
Protesta 22/04/2016
Protesta 22/04/2016
Protesta 22/04/2016

“Këto janë protesta për të nënshkruar një kontratë të re- shtet binacional, me themele të shëndosha. Tani ka ardhur momenti që të definojmë një shtetë tjetër”, theksoi lideri I RDK-së Vesel Memedi.

Protesta 22/04/2016
Protesta 22/04/2016

15:25- Protestuesit tanimë kanë arritur para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Protesta 22/04/2016
Protesta 22/04/2016
Protesta 22/04/2016
Protesta 22/04/2016

15:10- ” VMRO- mafia”, “Duam drejtësi”, “Ali tradhtari”, “Besa besë”, dwgjohen brohoritje të protestuesve rrugës së tyre drejt Kuvendit, raporton Portalb.

 

Protesta 22/04/2016
Protesta 22/04/2016
Protesta 22/04/2016
Protesta 22/04/2016
Protesta 22/04/2016
Protesta 22/04/2016
Protesta 22/04/2016
Protesta 22/04/2016
Protesta 22/04/2016
Protesta 22/04/2016
Protesta 22/04/2016
Protesta 22/04/2016

14: 45- Nuk kemi kohë për taktizime, populli është mbështetë për muri. Maqedonia nuk është vetëm në shërbim të një populli. Kështu ka deklaruar para protestuesve Hisni Shaqiri, ish deputet, raporton Portalb “Ne duhet ta ngremë zërin, të mos presim të tjerët të na thërrasin në protesta. Ne kemi kauzën kombëtare, kemi politikat tona. Protestat s’duhet të ndalen. Duhet të mbështeten nga gjithë shqiptarët. Partitë shqiptare duhet të bashkohen. Çështjen tonë nuk na zgjidhin tjerët nëse ne vet nuk i zgjidhim. Kërkojmë që Maqedonia të ketë stabilitet dhe paqe. Por ne nuk do të jemi mjete për manipulim. Ne jemi kundër kësaj qeverie, e cila diskriminon shqiptarët, monton raste politike…”, tha ai.

Hisni Shaqiri
Hisni Shaqiri
Protesta 22/04/2016
Protesta 22/04/2016
22/04/2016
22/04/2016
22/04/2016
22/04/2016
Protesta 22/04/2016
Protesta 22/04/2016

14:20– Ashtu siç është paralajmëruar, protestuesit kanë nisur të tubohen para “Bit Pazarit, në Shkup, për të protestuar kundër sistemit politik në Maqedoni, raporton Portalb. Këshilli për organizimin e protestës përbëhet nga LR-PDSH, RDK, OVL, Illyricum Libertas dhe familjarët e të burgosurve të rastit “Monstra” Organizatorët kanë thënë se po protestohet: Kundër obstruksioneve ndaj Prokurorisë Speciale, proceseve të montuara politike, burgosjeve të shqiptarëve, kësaj qeverisjeje,  këtij sistemi … Nga “Bit Pazari” protestuesit do të drejtohen ka Kuvendi i Maqedonisë. Portalb do ju sjell edhe video të drejtpërdrejt nga protesta e sotme./Portalb

Protesta 22/04/2016
Protesta 22/04/2016
Protesta 22/04/2016
Protesta 22/04/2016

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button