Zëvendëskryeministri i Turqisë Kurtulmush në Prishtinë

Zëvendëskryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmush, u takua me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, raporton Anadolu Agency (AA).

Kurtulmush ndodhet për një vizitë zyrtare në Kosovë, në kuadër të shënimit të 23 Prillit, Ditës së Pakicës Turke të Kosovës.

Zëvendëskryeministri Kurtulmush, në aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Adem Jashari, u prit nga zëvendës kryetari i Kuvendit të këtij vendi, Fikrim Damka, ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, Kivilcim Kilic dhe zyrtarë të tjerë.

Kurtulmush më pas duke kaluar në ndërtesën e presidencës, u takua me presidentin Thaçi.

Takimi mes Thaçit dhe Kurtulmush është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Kurtulmush pas takimit të tij me Thaçin kaloi në ndërtesën e kuvendit të Kosovës ku u takua me kryetarin e Kuvendit, Veseli.

Kurtulmush dhe Veseli pas takimit biseduan dhe u fotografuan me fëmijët të cilët kishin ardhur në ndërtesën e Kuvendit në kuadër të shënimit të 23 Prillit, ditës së komunitetit turk në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button