fbpx

Horoskopi ditor, e shtunë, 23 prill 2016

Dashi
Do ketë probleme te mëdha ne çift gjate kësaj dite dhe ne disa momente madje mund te mendoni për ndonjë ndarje. Mire është qe te mos nxitoheni për asgjë. Beqaret do realizojnë një takim te këndshëm dhe do preferojnë ta vazhdojnë edhe me tej njohjen. Gjendja e FInancave do konsolidohet nëse dini si t’i menaxhoni paratë qe do keni neper duar.

Demi
Sado qe te mundoheni nuk do arrini dot te ruani një marrëdhënie te qete ne çift gjate kësaj dite. Për shume gjera do konfliktoheni pa mase. Beqaret do kalojnë një dite te bukur pranë miqve te ngushte dhe as qe do ju shkoje mendja ta ndryshojnë statusin e tyre. Me shpenzimet duhet te jeni pak me te kujdesshëm dhe gjendja do jete e mire. Duhet menduar edhe për te ardhmen.

Binjaket
Marrëdhënia ne çift do jete me e thelle dhe me e bukur gjate kësaj dite. Do mendoni ne çdo moment si ta bëni tjetrin te ndihet sa me mire dhe kjo gjë e bën lidhjen tuaj për ta pasur zili. Beqaret le te dalin neper takime dhe le te kenë njohje, por do jete me mire te mos hedhin hapa te nxituara. Ne këtë mënyrë do shmangin zhgënjimet. Buxheti nuk do ketë aspak probleme.

Gaforrja
Dite e trishtuar do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do arrini dot te sqaroheni me atë qe keni ne krah për shkak se ai nuk do ketë aspak kohe te qëndrojë me ju. Beqaret do kenë një dite te paqëndrueshme. Do realizojnë plot njohje te reja, por asnjëra nuk do ua mbushe mendjen. Ne planin FInanciar gjendja do jete e keqe. Do paguani te gjitha gabimet qe keni bere se fundmi.

Luani
Te nxitur nga planetët do jeni gati ta falni partnerin për gabimet ne mënyrë qe marrëdhënia mes jush te përmirësohet. Pasditja dhe mbrëmja do jene me te ngrohta. Beqaret do gjenden para dilemave te vështira dhe nuk do arrijnë dot te marrin vendime. Financat do jene te kënaqshme, kështu qe mund ta bëni edhe ndonjë shpenzim me tepër nga zakonisht.

Virgjeresha
Do jeni gjithë kohës te irrituar sot ju te dashuruarit dhe për gjene me te vogël do konfliktoheni me partnerin tuaj. Po e tepruat mundet edhe ta humbisni atë. Beqaret do ndihmohen gjithë kohës nga Venusi dhe do e takojnë personin e ëndrrave. Ai mund te jete me profesion te lire. Ne planin FInanciar nuk do jete e nevojshme te bëni sakriFIca sepse situata do jete e shkëlqyer.

Peshorja
Do tregoheni me tolerante dhe me te kuptueshëm me partnerin tuaj sot prandaj marrëdhënia juaj do jete e shkëlqyer. Beqaret nuk duhet ta kërkojnë shume larg dashurinë pasi ai do jete me afër sesa ata e mendojnë. Do ju duhet thjesht te jene paksa me te vëmendshëm. Financat do jene tejet delikate. Duhet ta kuFIzoni ne maksimum veten tuaj sepse përndryshe do mbeteni pa para.

Shigjetari
Dite fantastike ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Pranë partnerit do përhumben dhe do ju duhet sikur janë neper ëndrra. Beqaret nuk do kenë mundësi shume te mira për njohje, prandaj me mire te qëndrojnë ashtu si janë. Buxhetin duhet ta menaxhoni me më shume seriozitet dhe rigorozitet pasi ne te kundërt do keni probleme serioze.

Bricjapi
Sot gjeja me e mire qe mund te bëni ju te dashuruarit është te flisni hapur për problemet qe ju kane dale kohet e fundit. Vetëm kështu do mund t’i zgjidhni ato dhe do jeni te qete. Beqaret nuk do jene te qarte ne mendime për atë qe duan te bëjnë dhe kjo do i pengoje edhe për te dale neper takime. Për FInancat ndikimi i yjeve do jete pozitiv. Nuk do keni probleme ne këtë sektor.

Ujori
Dite pozitive do jete kjo e sotmja për te dashuruarit edhe pse pasioni dhe surprizat nuk do jete ashtu si ju i keni pritur. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare e pa te ardhme. Do ju duhet te bëjnë me tepër durim për te FIlluar lidhjet e ëndërruara. Buxheti do mbrohet gjate gjithë kohës nga planetët, por edhe ju ne fakt do jeni me te kujdesshëm se me pare.

Peshqit
Pasioni do ndizet ne mënyrë te papritur gjate kësaj dite dhe shpesh do ju duket vetja sikur jeni ne ëndërr. Planetët do mendojnë gjithë kohës për ju. Edhe beqaret do kenë një dite fantastike te cilët do bëjnë mire ta shfrytëzojnë sa me shume qe te mundnin. Financat do mbeten te mira pasi ju do dini t’i bëni me kujdes llogarite. Nuk do e teproni me shpenzimet dhe do hiqni pak para mënjanë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close