Luis Nanin në radarin e Juves

Juventus kërkon të nënshkruajë me mesfushorin e Manchester United, Nani në muajin Janar.
Bardhezinjtë deshirojnë ta marrin në formë huazimi portugezin në merkaton e Janarit, por nga ana tjetër, Red-Devils nuk planifikojnë huazimin e tij pasi objektivi i tyre është shitja përfundimtare e luzitanit.

Pavarësisht se Juventusi kryeson klasifikimin e Serie A, tekniku Conte nuk është i kënaqur me skemën 3-5-2 dhe do të deshironte në ekip një futbollist si Nani që do t’i mundësonte italianit ndryshimin e skemës në 4-3-3.

Torinezët do t’i mundësonin Nanit pagen që ai mer aktualisht te United, 114 mijë Euro në javë deri në fund të sezonit dhe me pas do ta blenin atë në mënyrë përfundimtare.

Conte gjithmonë ka qenë një admirues i lojtarëve si Tevez , Nani dhe Walcott dhe pasi bëri të mundur transferimin e Carlitos nga City kërkon të bëjë të njëjtën gjë më Nanin nga rivalët e të njëjtit qytet.

Futbollisti me origjinë nga Kepi i Gjelbër u transferua në “Old-Trafford” në vitin 2007 nga Sportingu i Lisbonës dhe vetëm para disa muajsh nënshkroi kontratën e re që zgjat deri në 2018-ën. Përveç portugezit, Conte pëlqen edhe lojtarin e Parmës Jonathan Biabiany, por dhe francezin e PSG, Jeremy Menez.

Lajme të ngjashme

Back to top button