Zoran Bozhinovski mbrëmë u ekstradua në Maqedoni

Gazetari dhe pronari i portalit “Burevesnik”, Zoran Bozhinovski, i cili dje u arrestua në Novi Sad nga autoritetet serbe, mbrëmë rreth orës 21:30 është ekstraduar në Maqedoni, kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, njofton Portalb.

“Procedura është kryer mbrëmë rreth orës 21:30. Atë e ka zbatuar Ministria e Drejtësisë, ndërkaq MPB-ja është lajmëruar për procedurën”, thanë nga MPB.

Jo-zyrtarisht, Bozhinovski është dërguar në Burgun Hetues Shkup, në lagjen Shuto Orizare, ndërkaq procedura e mëtutjeshme kundër tij, është nën kompetencat e Ministrisë së Drejtësisë.

Përndryshe, arrestimi i Bozhinovskit është kryer me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë, ndërkaq në bazë të fletarrestimit ndërkombëtar është ngritur kundër tij në vitin 2013, si i dyshuar në rastin “Spiuni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button