fbpx

“Ndal”, protestë në Shkup prej orës 14:00

Këshilli për organizimin e protestës që përbëhet nga LR-PDSH, RDK, OVL, Ilyrikum Libertas dhe familjarët e të burgosurve të rastit “Monstra” dje kanë njoftuar se sot protesta do të fillon nga ora 14:00 tek ura në “Bit Pazar”, ndërsa do të përfundojë me një marsh deri tek Parlamenti i Maqedonisë, njofton Portalb.

Organizatorët kanë thënë se po protestohet: Kundër obstruksioneve ndaj Prokurorisë Speciale, proceseve të montuara politike, burgosjeve të shqiptarëve, kësaj qeverisjeje,   këtij sistemi, këtij statusi.

“Protesta e 22 Prillit është protesta  ndaj rendit, ndaj statusit, ndaj shtetit, ndaj pushtetit që ka riprodhuar vetveten tash e mbi 25 vjet, gjithmonë në dëm të shqiptarëve. U bëjmë thirrje studentëve, unioneve të tyre, shoqërisë civile, organizatave të ndryshme jo-qeveritare, subjekteve politike shqiptare. Bëjmë thirrje te çdo shtëpi ku flitet shqip, që fatin e vet ta lidh me vullnetin e përbashkët. Ne do të manifestojmë kushtin e lirisë dhe demokracisë duke dalë në rrugë e protestuar. Do të protestojmë kundër sistemit. Kundër këtij sistemi diskriminues, neglizhent dhe antidemokratik. Do të ngremë zërin si kolektivitet sepse pikërisht si kolektivitet na janë mohuar të mirat e mirëqenia.  Të bëhemi nesër në Shkup një trup i vetëm”, thanë organizatorët e protestës së sotme. /Portalb

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close