Korridoret e ngrohta të administratës lënë pa para hallexhinjtë

Punëtorët e firmave të falimentuara, por edhe shumë punëtorë të ndërmarrjeve publike që punojnë në kuadër të vetëqeverisjes lokale, kanë vështirësi në marrjen e pagave mujore. Një numër i madh i punëtorëve të firmave të falimentuara, nuk kanë arritur që as me procese gjyqësore t’i marrin pagat e tyre për më shumë se dy vite.

Një punëtorë i ndërmarrjes për prodhimin e mobilieve “Shikejellak” në Tetovë, tani më një repart i ri destinuar pas falimentimit, Zylbehar Jonuzi, thotë se për dy vite nuk ka arritur ti merr pagat mujore.

“Kam punuar më shumë se dy vite duke u gënjyer se do të më shlyhet borxhi. Isha i vetëdijshëm se nëse do ta lë punën nuk do të kisha kurrfarë mundësie për t’i marrë paratë, deri sa ndodhi falimentimi i plotë i ndërmarrjes”, thotë ai.

Një fat jo më i mirë i ka përcjellë edhe punëtorët e Ndërmarrjes Publike Komunale në Tetovë.

Përkundër pagave të dobëta, punëtorët e kësaj ndërmarrje, nuk marrin në rregull pagat mujore dhe as kontributet e sigurimit shëndetësor, për dallim nga administrata e stërngarkuar, që bën “xhiro” në korridoret e ngrohta të komunës.

Drejtori i ‘NPK Tetovë’, Xhelal Ceka, ka theksuar se janë duke punuar për përmirësimin e kësaj gjendje, në mënyrë që të arrijnë që ta bëjnë pagesën e rregullt të punëtorëve të kësaj ndërmarrje.

Një i punësuar në NPK Tetovë, SH.N, thotë se nga pesë pagat që i kishin pa shlyer, tani kanë mbetur vetëm tre muaji brenda, sipas tij, janë shlyer vetëm dy muaji nga pesë pagat e mbetura. Ndërsa sa i përket sigurimit shëndetësor, ai thotë se muajit e fundit nuk ka marrë për kartonat e kaltër për mjekim, hera e fundit që i ka marrë ato ka qenë muaji prill.

Në një situatë edhe më të vështirë kanë qenë punëtorët e Ndërmarrjes Komunale Publike “Kale” në Qendrën Zhupë. Ata deri para disa ditëve për shumë muaji nuk kanë marrë pagat e tyre.

Drejtori i kësaj ndërmarrje Ylber Iseni, thotë se kanë arritur që ta bëjnë pagesën e pagave të mbetura të kësaj ndërmarrje.

“Me një organizim të mirë dhe me ndihmë dhe përkrahje nga pushteti vendor, problemet sa i takon mos pagesës së kontributeve dhe pagave mujore u tejkaluan. Të punësuarve u janë paguar kontributet për sigurim shëndetësi, pensional dhe invalidor për tre vite me radhë, si dhe 16 paga mujore. Në këtë periudhë tentohet të paguhen edhe katër paga tjera mujore, tha Ylber Iseni, drejtor i NKP “Kale”.

Sipas Isenit, ka nisur edhe pagesa e rregullt nga ana e banorëve sa i takon faturave të ujit dhe mbeturinave. Nëse përqindja e pagesave kohë më parë ishte minimale, tani ka arritur deri në shtatëdhjetë përlind theksoi Iseni për Portalb. 

Lajme të ngjashme

Back to top button