Qeveria problemi kryesor i mediumeve – e konfirmuar nga dy raporte për një muaj

Reporter pa kufij dhe Stejt Departmenti amerikan, në periudhë më pak se një muaj, dolën përsëri me vlerësime negative për gjendjen e mediumeve, lirit e mediumeve dhe respektimin e të drejtës së shprehjes në Maqedoni, Në të dy raportet janë nënvizuar shtypjet nga pushteti si arsye kryesore për gjendjen e këtillë, për shkak të së cilës vendi ka rënë në vendin e 118 në botë në Indeksin Botëror për liri të mediumeve.

Shkruan: Teofil Bllazhevski, “Vërtetëmatësi

Mediumet e lira, si bartës të lirisë së shprehjes, në Maqedoni ka një kohë të gjatë që janë të rrezikuara, po tash pyetja nuk është nëse janë rrezikuar, por edhe sa mund ende të rrezikohen.  Kjo çështje hapet pas publikimit të Indeksit të “Reporter pa kufij” për gjendjen e lirisë së gazetarisë në botë për vitin 2015, të publikuara sot, ku Maqedonia shënon rrënje për një vend në krahasim me vitin 2014, gjegjësisht tash gjendet në vendin 118 nga gjithsej 180 vende të cilat janë të listuara në këtë hulumtim.

Grafikon - final

Në pjesën e publikuar për sa i përket Maqedonisë, thuhet që edhe pse në vend veprat për shpifje dhe ofendim janë transferuar nga ligjvënia penale në atë qytetare që nga viti 2012, një numër i madh i padive janë paraqitur nëpër gjykata që atëherë, me ç’rast një pjesë ka të bëj edhe me gazetarët, të cilët rrezikohen me dënime të mëdha:

Shpifja u hoq nga Kodi Penal në vitin 2012, por akuzat janë zëvendësuar me procedura tjera, ku janë të mundshme dënime të mëdha me të holla për gazetarët dhe pronarët e mediumeve. Më së paku 580 padi për shpifje janë paraqitur nga fundi i vitit 2014 deri tash, dhjetëra nga ato kundër gazetarëve. Si rezultat i kësaj, sipas anketës së Sindikatës Maqedonase të Gazetarëve dhe Punëtorëve në Mediume, më shume se gjysma e gazetarëve në Maqedoni thonë se censurohen, theksojnë nga organizata në Raportin më të ri për lirinë në mediume.

MAQEDONIA ËSHTË “FËMIJË PROBLEMATIK”

Kristijan Mir, njeriu i parë “Reporter pa kufij”, thotë që vlerësimi është negativ për shkak të dy problemeve- përgjimit të gazetarëve dhe ngjyrosjes partiake të Këshillit Rregullues-Agjencisë për Mediume:

 Maqedoni është poshtë në listë, ajo është “fëmijë problematik”, i cili, nëse vlerësohet sipas situatës aktuale, mund të bëhet edhe më problematik. Për pozicionin e keq në listë kontribuon disa gjëra. E para, vitin e kaluar doli në pah skandali i madh i përgjimit të qeverisë konservative të Gruevskit, me ç’rast në parim u kuptua për përgjimin masiv të qytetarëve, mes të cilëve edhe 100 gazetarë. Ndjekja dhe përgjimi, nga këndvështrimi jonë, gjithmonë duhet të kritikohet dhe gjithmonë është problematik për lirinë e shtypit, për shkak se në këtë rast nuk mund të mbrohet burimi i informacionit dhe e drejta e refuzimit të ceket dëshmitari. Ky përgjim dhe ndjekje që u zbardh vitin e kaluar është problem i madh- deklaroi Mir në bisedë për Dojçe Velen.

Raporti i “Reporter pa kufij” për liritë e mediumeve në botë bëhet çdo vit prej vitit 2002 dhe siç thekson vetë organizata, ajo është një mjet i njohur në botë dhe që e përdorin shumë qeveri dhe organizata ndërkombëtare gjatë vlerësimit të shteteve të ndryshme.

Ai përgatitet në bazë të një pyetësori anonim dhe biseda- të ekspertëve nga sfera e mediumeve. “Bëhet fjalë për fotografi të lirive të mediumeve e cila është e bazuar në pluralizëm dhe pavarësisë së mediumeve, në kualitetin e kornizës ligjore dhe në sigurinë e gazetarëve të çdo shteti në veçanti”- thuhet në sqarimin e “Reporter pa kufij ” me ç’rast sqarohet që pyetësori përbëhet nga 87 pyetje.

 SHBA: QEVERIA PENGON KRITIKËN

Para pak kohësh edhe një raport kredibil i cili publikohet çdo vit në botë,ai i theksoi dhe i konfirmoi problemet në Maqedoni me lirinë e shprehjes dhe me liritë e mediumeve. Bëhet fjalë për raportin vjetor nga Stejt Departmenti amerikan për respektimin e të drejtave të njeriut në botë.

Në pjesën e dytë të këtij raporti për Maqedoninë, janë konstatuar problemet kryesore- reklamimi i qeverisë, shtypjet ndaj gazetarëve, vetë censura dhe censura, paditë për shpifje dhe fyerje…

Individët mund të kritikojnë Qeverinë publikisht ose privatisht, por ka raporte kredibile për tentimet e Qeverisë të ndalohen këto lloj kritika me orientim të parave për reklama tek mediumet pro qeveritare. Në raportin e vitit 2015 të Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audio vizuale, nuk ekzistojnë informacione për reklamuesit kryesorë në vend për vitin 2014.  Në Raportin për vitin 2014, Qeveria u identifikua si reklamues kryesor në televizionet private me leje nacionale- thuhet në pjesën nga raporti i Stejt Departmentit për ” Lirinë fjalës dhe shprehjes”.

Në pjesën ” Shtypi dhe liritë e mediumeve” theksohet fakti që mediumet më të njohura janë në pronësi të njerëzve ose organizatave të afërta me pushtetin dhe përsëritet fakti që me reklamat e pushtetit keqpërdoret pazari dhe krijohen kushte që mediumet të jenë të varura nga ato para:

Një numër i vogël e zërave të mediumeve shprehin qëndrime të ndryshme për gjërat pa asnjë kufizim. Organizatat e mediumeve dhe raportimit vazhdojnë të jenë të ndara në linja etnike dhe politike.. Mediumet më të mëdha rrallë herë e kritikojnë Qeverinë.

Amerikanët në vlerësimin e tyre për liritë dhe të drejtat e njeriut në Maqedoni, në pjesën për mediumet, thirren edhe në Raportin e ekspertëve nga UE, i përgatitur vitin e kaluar nga një grup ekspertësh të udhëhequr nga Rajnhart Pribe.

 Ekspert mediumesh njoftojnë që efekt i frikshëm që dominon në fushën e mediumeve është frikësimi, mungesa e kushteve të mira për punë për gazetarët, si dhe stabiliteti financiar i kompanive të mediumeve që i bëjnë të lëndueshme ndaj shtypjeve të pushtetit me ç’rast mbështeten në reklamat qeveritare.Ekspertët shtojnë që në komunitetin e mediumeve mbizotëron atmosfera e frikës që e nxit dhe e inkurajon vetë censurën. Kriza politike në vend njëkohësish i rriti edhe shqetësimet serioze për informimin selektiv dhe mungesën e pavarësisë redaktuese në një pjesë të shërbimit publik- Radio Televizionit të Maqedonia.

Në pjesën e raportit të “Dhunë dhe frikësim” thuhet që ” ekzistojnë ankesa nga disa gazetarë për shtypje që të shkruajnë qëndrime pro qeveritare ose të rrezikojnë t’i humbin vendet e tyre të punës. Disa gazetarë  informuan për kërcënime dhe frikësime drejtpërdrejtë të orientuara kah ata, kushtimisht, nga përfaqësues të Qeverisë”, Pastaj, në të përmenden edhe rastet me vendimin e komisionit të lustrimit për kryeredaktorin e “Fokusit” Jadranka Kostova, vendimet gjyqësore për Tomisllav Kezharovski, si dhe vendimin e redaktores të “Telegrafit” dhe ” Indipendent” Ivana Kostovska të jap dorëheqje, sepse ka qenë nën shtypje të shkruaj dhe publikoj tekste në favor të Qeverisë dhe të mos i publikoi tekstet që kanë të bëjnë me “bombat” që i publikonte opozita

Në pjesën për “censurë dhe kufizim i përmbajtës”, Stejt Departmenti përsëri thirret në raporte të gazetarëve të cilët  thonë që “për shkak të shtypjes janë detyruar të vet censurohen”, por edhe në raporte nga ” mediume private të cilat flasin për thirrje rutinë të pushtetit në nivel të lartë, të cilët urdhërojnë si të informojnë për temat politike”.

Këtu, në këtë pjesë, për herë të parë si shembull theksohet edhe një vendim i një organi gjyqësor i cili ka sjell praktikisht deri në kufizim të përmbajtjes së programit.

 Me 3 shkurt Prokuroria publike dha komunikatë me të cilën i paralajmëroi mediumet të mos publikojnë video dhe materiale të tjera të lidhura me hetimin e liderit opozitar Zoran Zaev, me ç’rast thuhej që publikimi ” mund të jetë lëndë për procedurë penale” dhe që “kjo është  ndëshkueshme me ligj”. Komunikata kishte efekt frikësues për mediumet. Goran Petrevski, redaktor në TVM e citoi këtë komunikatë kur sqaroi se pse MRT nuk i mbulon “bombat” e opozitës. Mediume të tjera vazhduan me publikimet dhe nuk u përballën me padi penale.

Raporti i Stejt Departmentit, në pjesën për mediumet dhe lirinë e shprehjes, mbaron me aplikim e keq të Ligjit për qasje të lirë tek informacionet e karakterit publik, me ç’rast qindra qytetarë ose organizata janë ankuar që janë refuzuar në realizimin e kësaj të drejte ligjore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button