SH.F “Ismail Qemali” shënoi patronatin e shkollës dhe 28 Nëntorin

Shkolla fillore e cila e mban emrin e burrështetasit shqiptar “Ismail Qemali” në Gostivar, e shënoi patronatin e shkollës. 

Ishte organizuar program kulturor artistik nga nxënësit e shkollës, me poezi, këngë e valle kushtuar shkollës dhe 28 Nëntorit, ditës së flamurit kombëtar shqiptar. 

Drejtori i shkollës, Bejtullah Zaimi tha se kjo shkollë kishte festë të dyfishtë sepse  krahas 28 nëntorit,ata po festonin edhe patronatin e shkollës. 

Në patronatin e shkollës “Ismaili Qemali”, krahas nxënësve, kolektivit të shkollës dhe prindërve, merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e komunës së Gostivarit, Shefi i kabinetit të kryetarit, Bashkim Hasani dhe përfaqësues të sektorit të Arsimit të udhëhequr nga përgjegjësi Qeramedin Selimi. 

Përgjegjësi Selimi në emër të kryetarit të komunës Nevzat Bejta dhe administratës komunale, uroi të gjithë shqiptarët për festën, ndërsa nxënësit i uroi për suksese të reja dhe dituri të dobishme.

Manifestim për të shënuar ditën e flamurit kombëtar, janë realizuar edhe në shkollat tjera në nivel të komunës së Gostivarit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button