Kundër protesta, Mihajllovski: Do ta mbrojmë Maqedoninë nga LSDM (FOTO-VIDEO)

Mijëra qytetarë nën udhëheqjen e Lëvizjes qytetare për mbrojtjen e Maqedonisë –GDOM, janë pozicionuar para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sic thonë ata, për ta mbrojtur këtë shtet nga ata që s’ia duan të mirën këtij shteti, raporton Portalb

Për dallim nga protestat e OJQ-së “Protestoj”, atmosfera në këtë tubim është argëtues, është vendosur një binë, protestuesit këndojnë këngë të ndryshme nacionaliste.

Gjithashtu, përpara pjesëmarrësve organizatorët kanë mbajtur disa fjalime, ku thanë se LSDM nëpërmjet mënyrave të ndryshme dëshiron ta merr pushtetin në dorë, por refuzon të del në zgjedhje të 5 qershorit në të cilat populli do ta shpreh vullnetin e tij.

Toni Mihajllovski të pranishmit i ka inkurajuar që të qëndrojnë të fortë sepse, sipas tij, Maqedonia në fund do të fitojë. “I gjithë populli që jemi mbledhur këtu, jemi mbledhur për të dërguar porosi te të gjithë ata që nuk ia duan të mirën Maqedonisë. Ky popull do liri dhe sa më shpejt të del nga kriza politike që ia solli LSDM”, tha ai./Portalb

Kundër -protesta 21/04/2016
Kundër -protesta 21/04/2016

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button