28 Nëntori, Turqia dhe Shqipëria të forcojnë lidhjet

Ministri turk i Zhvillimit, përfaqësues të partive politike turke dhe përfaqësues diplomatikë shqiptarë dhe turq morën pjesë në festimin e 28 Nëntorit, Ditën kombëtare të Shqipërisë. Ceremonia u zhvillua në kryeqytetin turk Ankara.

Turqia dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të thella dhe të rrënjosura, tha ministri i Zhvillimit Xhevdet Yilmaz, transmeton mesazhi.

“Shqipëria, si vend demokratik në Ballkan, është në rritje të vazhdueshme ekonomike, dhe po zhvillohet nga dita në ditë,” tha ai.

Yilmaz deklaroi se një marrëveshje bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Turqisë do të nënshkruhet në të ardhmen e afërt.

“Marrëveshja e bashkëpunimit do të përmirësojë marrëdhëniet mes dy vendeve,” tha ambasadori shqiptar në Ankara, Genci Muçaj.

Shqipëria dhe Turqia kanë forcuar raportet mes vete veçanërisht vitet e fundit gjatë qeverisjes së kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan.

Lajme të ngjashme

Back to top button