Tiranë, prezantohet projekti për stadiumin e ri kombëtar

Sot në Tiranë me anë të një ceremonie është prezantuar projekti për ndërtimin e stadiumit të ri kombëtar që do të marrë emrin “Arena Kombëtare”, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij gjatë këtij prezantimi u shpreh se ky është një investim përtej sportit.

“Ka shumë njerëz sot që na dëgjojnë dhe janë shumë entuziastë që Shqipëria sot do të ketë një stadium të standardeve më të larta europiane, një stadium që e kemi vendosur bashkë me Presidentin e Federatës, ku të luajë jo vetëm Kombëtarja, por ku mundësisht të luhet edhe një finale e Super Kupës aspo e Europa Ligës dhe do t’ia dalim edhe kësaj, duke patur këtu një stadium nga më të bukurit në Europë. Nuk e ekzagjeroj, sepse nuk është aspak e vështirë në këtë aspekt nëse ke vizionin e duhur, vendosmërinë e duhur dhe skuadrën e duhur, siç besoj që sot është një skuadër e duhur” u shpreh Rama.

Sipas tij, e rëndësishme është që do të ketë shumë shpejt në kryeqytet një investim prej 50 milion eurosh të cilin do të bëjë një kompani private.

Rama u shpreh gjithashtu se sot futbolli është një nga industritë më të mëdha të zhvillimit, si dhe nga pikëpamja sociale dhe kulturore, është një instrument për të frymëzuar gjeneratat, duke nxitur të rinjtë, sipas tij që besojnë se asgjë nuk është e pamundur.

Ndërsa kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, u shpreh se ky projekt është një bashkëpunim i suksesshëm me qeverinë shqiptare.

Në ceremoninë e prezantimit të projektit të stadiumit të ri “Arena Kombëtare” kryeministrit Edi Rama iu bë dhuratë një bluzë e Kombëtares Shqiptare të Futbollit, me numër 11, “Edi Rama”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button