Blanc kërkon të shmangë përballjen me Barçën

Laurent Blanc nuk e dëshiron një përballje me Barcelonën në raundin tjetër të Champions League.

Trajneri i Paris Saint Germain foli rreth ecurisë së deritanishme të skuadrës së tij, por edhe për shanset që mund të kenë parizienët në fazën e 1/16-ve në kompeticionin më elitar europian për klube.

“Eshtë shumë mirë të jemi të parët në grup sepse kështu do të kemi më shumë shanse kur të hidhet shorti”.

Klubi parizien në fakt e ka arritur këtë objektiv, qëndron në krye të Grupit C me një avantazh të konsiderueshëm ndaj Olympiakos dhe Benficas, që renditen respektivisht në vend të dytë dhe të tretë me 6 pikë diferencë. Blanc nuk heziton ta përdorë fjalën fat, duke thënë se Parisit do t’i duhet diçka e tillë për të vazhduar marshimin përpara në Champions, transmeton supersport.

“Do të na duhet pak fat për të ecur përpara dhe për të shmangur skuadrat e mëdha, si ndonjë nga Katalunja për shembull”.

Nuk e thotë hapur, por tekniku francez nënkupton Barcelonën si ekipin që nuk dëshiron ta ketë përballë në 1/16-ta. Në fund, Blanc pohoi se nuk preferon që Paris Saint Germain të shikohet si favorit në Champions, por pa dyshim që dëshira e tij është që skuadra të shkojë sa më larg.

Lajme të ngjashme

Back to top button