Zjarrfikësit e Gostivarit fitojnë donacion nga Zvicra

Njësiti territorial kundër zjarreve në Komunën e Gostivarit është furnizuar me uniforma të ndryshme për mbrojtje nga zjarri për zjarrfikësit, helmeta profesionale, pajisje ndihmëse, zorrë për hedhjen e ujit me profile të ndryshme, boca dhe maska oksigjeni si dhe pajisje tjera të nevojshme për punë efikase dhe të sigurt të njësitit në përditshmërinë e zjarrfikësve.

Donacioni është bërë i mundur fal angazhimit të një mërgimtari nga Kërçova me punë të përkohshme në Zvicër.

I pranishëm në promovimin e donacionit ishte kryetari i Komunës, Nevza Bejta, i cili me këtë rast shprehu falënderim për mërgimtarin kërçovar, Xhemail Useini për ndërmjetësimin në sigurimin e donacionit nga institucionet zvicerane.

“Vlera e donacionit është diku rreth 80.000 franga zvicerane dhe posedon shumë pajisje të nevojshme për zjarrfikësit e Gostivarit. Uroj që këto pajisje asnjëherë mos të përdoren, por për çdo rast të padëshirueshëm zjarrfikësit duhet të jenë të përgatitur dhe pajisur me pajisje të nevojshme për të dalur në ndihmë të qytetarëve. Dëshiroj t’u falënderohem miqve tanë zviceran si bashkëvendësit tonë nga Kërçova, zotëri Xhemail Useini, që inicioj realizimin e këtij donacioni tejet të rëndësishëm për Komunën dhe qytetarët e Gostivarit. Me këtë, mërgimtarët tanë e dëshmojnë që nuk e harrojnë vendin e tyre të lindjes dhe japin kontribut që vendlindja e tyre të zhvillohet”, tha mes të tjerash kryetari Nevzat Bejta.

I pranishëm ishte edhe Xhemail Useini si iniciator i donacionit. Useini tha që të gjithë ne duhet të angazhohemi për prosperitetin e shoqërisë që i takojmë, duke shprehur bindje se ky donacion dhe donacionet e tjera në të ardhmen do të shërbejnë sadopak për sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button