Objekti “Kosmos”, video dhe foto gjatë shembjes

Prokuroria Publike Speciale (PSP), sot e ka hapur lëndën “TNT”, e cila ka të bëjë me shembjen e objektit “Kosmos” në pronësi të Fijat Canoskit. Ashtu siç ka deklaruar prokurorja Fatime Fetai, shembja është bërë pa dyshim sipas urdhrit të ish kryeministri Nikolla Gruevksi dhe ish ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski bashkë me kryetarin aktual të Komunës së Gazibabës, Toni Trajkovski dhe inspektoren për urbanizëm në këtë Komunë.

Rasti “Kosmos” ka të bëj me prishjen e ndërtesës së afaristit Fiat Canvoskit. Sipas pushtetit, Inspektorati i ndërtimit ka përcaktuar se objekti i ndërtuar ka qenë një metër e gjysmë më i lartë nga parashikimi i projektit.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në mars të vitit 2015, gjegjësisht në të ashtuquajturën “Bombën e 13” apo materialin e përgjuar, ka lëshuar një bisedë për të cilën thotë se Gruevski duke biseduar me Janakievskin pranon se e ka gënjyer pronarin e kompleksit të rrënuar “Kosmos”, Fijat Canovski, lidhur me dokumentacionin e këtij kompleksi, transmeton Portalb.

Objekti "Kosmos"

“Më erdhi këtu, asnjëherë nuk e kam parë më të frikësuar. Asnjëherë nuk kam parë dikë aq të frikësuar. Më tha se do ta sjellë Velinë (Ramkovskin) që të merremi vesh. I thash se do të mendoj dhe do ta thërras sonte. Më tha : ‘Të lutem më thirr sonte, se nesër fillon ramazani, dua ta pres i qetë”, dëgjohet duke thënë Gruevski. Ai gjatë tërë kohës qeshet me zë lidhur me frikën që e ka vërejtur te Canovski.

“I thash se ka gabime. Ai pranoi se ka gabime, e lëshova në ujë pak..”, dëgjohet të ketë thënë Gruevski, për më shumë dëgjojeni inçizimin telefonik të mëposhtëm.

Përndryshe, në një intervistë për TV Nova, Canovski ka folur për trysnitë politike ndaj biznesit të tij, për hedhjen poshtë të ankesave për shembjen e objektit në Gazi Babë dhe për ankesën në Strasburg, transmeton Portalb.

Për më shumë dëgjojeni intervistën në videon e mëposhtme:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button