Një lajm pa lajm

[Recension: “Kryq gjigant në dalje të Shkupit”]

Titujt senzacionalë dhe bombastikë janë praktikë joprofesionale për shkak të mospërputhjes së tyre me realitetin. Përveç një titulli manipulues, ky lajm ka edhe qëllim tjetër përveç informimit.

Ina - Kryq gjigant ne dalje te ShkupitLinku deri te artikulli origjinal: “Kryq gjigant në dalje të Shkupit

Data dhe koha e publikimit: 17.04.2016

Data dhe koha e recensionit: 18.04.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

Titulli manipulon me vetë faktin se nuk synon informimin objektiv por nxitjen. Ndërkaq në tekst, lexuesi nuk kupton se për çfarë bëhet fjalë më saktë, nuk ka detaje se kur dhe nga kush është vendosur kryqi. Fotografia e përdorur në ballë, është fotografi amatore, nuk ka incizime, e as të dhëna të tjera. Autori nuk ka shkuar në vendngjarje, nuk ka intervistuar asnjë banor dhe nuk ka hulumtuar për asnjë aspekt tjetër. Fotografia në fund të tekstit, është e një kryqi tjetër, shumë herë më i madh se ai për të cilin informon autori, pra edhe në këtë rast, tentohet të manipulohet. Teksti pjesërisht është përkthyer nga disa media maqedonase (1,2,3,4) të cilat po ashtu nuk kanë asnjë të dhënë më shumë.

“Ngjarja ka ndodhur në vitin 2012 kur në Smilkovci, djelmoshat nga mosha 18 deri në 21 vjeç nga Lagja Radishani kanë dal në piknik. Në lagjen Radishani është vendosur një Kryq në përkujtim ndaj ngjarjes tragjike.

Një pjesë e tekstit është rikujtim ngjarjesh të katër viteve më parë për vrasjen e pesëfishtë, kurse nuk mbeten pas as komentet e autorit të prezantuara si fakte.

Mungesa e burimeve e bën të mangët tekstin. Në pjesën e dytë të tekstit, që është pjesa origjinale e tekstit që po recensojmë, nuk tregohet as deri në ç’shkallë janë hetimet për rastin “Monstra”, por sillen konkluzione dhe dyshime nga vetë autori, që cilëson rastin  si të montuar.

“Me këtë rast u realizua një aksion policor spektakular ku gratë shqiptare u arrestuan para kamerave nga policët maqedonas sikur të ishin kriminele. Dyshohet se ky rast është një montim politik i qeverisë së Nikolla Gruevskit.

Gjithë çfarë përmban teksti është tentim për nxitje, përveç nxitjes të reagimeve të palëve në tekst, që është në përputhje me profesionin e gazetarit, e që në këtë rast ka munguar. Sipas Kodit Etik të Gazetarëve, ai e ka për detyrë të zbusë situatat dhe jo t’i nxisë ato.

“Gazetari duhet të jetë i vetëdijshëm për temat e ndjeshme etnike, kulturore, fetare dhe seksuale dhe t’i trajtojë në pajtim me ato.”

Mund të konkludohet se një titull i tillë ka qenë i qëllimshëm. Duke ditur rrjedhën e deritanishme të ngjarjeve, autori e ka ditur që “një kryq gjigand” ka qenë gjithmonë pikënisje për tensione. Andaj, ky titull ndoshta i ka sjellë artikullit lexueshmëri më të madhe, mirëpo, në afat të gjatë, lajmet e tilla mund ta largojnë publikun nga media.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button