Vjena i pret liderët partive për ta “shpëtuar” Marrëveshjen e Përzhinos

Eurokomisari për negociata për zgjerim, Johanes Han, së bashku me tre eurodeputetë Eduard Kukan, Riçard Hovit dhe Ivo Vajgëll, nesër në terren vendor në kryeqytetin austriak Vjenë i pret katër liderët e partive politike të Maqedonisë, Ali Ahmeti, Menduh Thaçi, Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev, në raund të ri të bisedave për zgjidhjen e krizës politike në Republikën e Maqedonisë.

Takimi pritet të fillojë nesër në ora 11:00, në të ashtuquajturën “Shtëpia e Bashkimit Evropian” në Vjenë.

Edhe krahas asaj që Bashkimi Evropian e ka delegacionin e saj pranë OSBE-së dhe pranë Kombeve të Bashkuara në Vjenë, Han dhe eurodeputetët Kukan, Hovit dhe Vajgëll e zgjodhën “shtëpinë e Bashkimit Evropian” si Përzhino e re. Bëhet fjalë për shtëpi moderne që tërësisht është nga qelqi, e cila quhet ashtu sepse në të janë të vendosura zyrat e Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian në Vjenë.

Edhe pse lideri i LSDM-së Zoran Zaev e kushtëzoi praninë e tij në këto biseda me dy kushte, të cilat deri tani nuk janë plotësuar, Han dhe eurodeputetët do t’i presin liderët politik të Maqedonisë në mbledhjen e nesërme edhe krahas asaj që askush, as nga Eurokomisioni, as nga Europarlamenti nuk e konfirmuan praninë e tyre. Në Vjenë, siç konfirmoi, do të shkojë lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim,-së, Ali Ahmeti, ndërsa praninë zyrtarisht e konfirmoi edhe VMRO-DPMNE-ja, e udhëhequr nga lideri, Nikolla Gruevski.

Megjithatë në “Shtëpinë e BE-së” në Vjenë veçmë përgatitet salla për mbledhjen për zgjidhjen e krizës politike të Maqedonisë dhe jozyrtarisht, ndërmjetësuesit evropian i presin të gjithë të ftuarit të marrin pjesë në takimin e liderëve, i cili do të mbahej edhe në mungesë të ndonjërit prej tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button