fbpx

Plagosen në Jerusalem 16 palestinezë, mbi 30 të arrestuar

Të paktën 16 palestinezë u plagosën gjatë operacioneve masive të forcave izraelite Jerusalem, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, ushtria izraelite të mërkurën ka kryer një operacion të gjerë sigurie, kurse në rajonin Abu Dis shpërthyen përleshje kur forcat izraelite filluan të përdorin plumba gome dhe gaz lotsjellës.

16 palestinezë u plagosën, kurse dëshmitarët okularë thonë se operacionet kanë zgjatur edhe gjatë natës dhe se ushtarët hodhën gaz lotsjellës nëpër shtëpi.

Mbi 500 pjesëtarë të forcave të sigurisë izraelite morën pjesë në bastisjet në zonën e Jerusalemit, ku u arrestuan mbi 30 palestinezë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close