Çollaku: I përmbushëm 8 rekomandimet për vizat

Ministri i Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës, Bekim Çollaku, thotë se Komisioni Faktmbledhës Evropian që ishte në Kosovë tashmë ka konstatuar se vendi i ka përmbushur edhe 8 rekomandimet e fundit të mbetura në procesin e liberalizimit të vizave.

Këto komente ministri Çollaku i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se në aspektin teknik Kosova është krejtësisht e gatshme për liberalizimin e vizave dhe këtë fakt, sipas tij, e ka konfirmuar edhe Komisioni Evropian gjatë raportimit përpara shteteve anëtare të BE-së.

Derisa pritet që procesi të kalojë në procedurë të vendimmarrjes brenda institucioneve të BE-së, të gjithë bashkëbiseduesit, sipas Çollakut, kanë rekomanduar përgatitjen e vendit dhe qytetarëve për menaxhimin e procesit pas liberalizimit të vizave, duke qenë se në këtë rrafsh shtetet anëtare të BE-së do të kërkojnë monitorim strikt të procesit dhe parandalim të keqpërdorimit me të drejtën e lëvizjes pa viza.

“Në Komisionin Evropian dhe Parlamentin Evropian nuk ka asnjë dilemë, të gjithë pajtohen se Kosova ka bërë progres më shumë se çdo vend tjetër në kontekst të dialogut për liberalizimin e vizave. Përderisa presim që procesi të kalojë në procedurë të vendimarrjes brenda institucioneve të BE-së, të gjithë bashkëbiseduesit kanë rekomanduar përgatitjen e vendit dhe qytetarëve për menaxhimin e procesit pas liberalizimit të vizave duke qenë se në këtë rrafsh shtet anëtare të BE-së do të kërkojnë monitorim strikt të procesit dhe parandalim të keqpërdorimit me të drejtën e lëvizjes pa viza”, ka thënë Çollaku.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button