Ja ndryshimet e reja në Viber

Viber, aplikacioni i komunikimit, përdorur nga 711 milion përdorues ka prezantuar enkriptimin fundor për të gjitha mesazhet dhe thirrjet në platformën e saj, duke përfshirë edhe grupet me deri në 200 anëtarë.

Kompania, e themeluar në Izrael dhe blerë nga Rakuten në vitin 2014, bëri të ditur se funksionet e reja do të lëshohen globalisht në javët në vijim.

Funksionalitetet e reja të privatësisë do të jenë të disponueshme në Android, iOS dhe Desktop me versionin 6.0 të aplikacionit.

Enkriptimi i Viber do të variojë në disa nivele sigurie, bëri të ditur kompania, të cilat do të vizualisht do të përkthehen në formën e një “kyçi” me ngjyrë që shfaqet në të djathë të fushës së dërgimit të mesazheve.

Nëse bart ngjyrën gri, do të thotë se komunikimi në atë moment është tërësisht i enkriptuar.

Përdoruesit do të kenë mundësi përzgjedhin dhe ngjyrën jeshile që do të thotë se mund të kërkojnë identifikimin e bashkëbiseduesit ku secili prej tyre bart një çelës kriptografik përdorur për tu identifikuar në Viber. Ngjyra e kuqe do të thotë se personi me të cilin po flisni nuk ka të aktivizuar enkriptimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button