SHTABI I MILIONEREVE

Ndonëse këto ditë dëgjuam nga shumë gazeta të shkruara dhe elektronike për shtabin e milionerëve duke aluduar të Komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nuk jam i prirur dhe nuk dëshiroj të bëhem avokat i askujt e në veçanti në ketë kohë ku vlerat janë shkelur nga gjitha kampet,  por mu imponua të reagoj për ketë luftë speciale që po ushtrohet ndaj figurave me eminente të UÇK-së dhe protagonistëve kryesor të saj duke  kurdisur mirë propagandë të pashoq duke përdorur emblemën e UÇK-së. Unë mendoj se kjo propagandë kundër një krahu i ka rrenjet thelle të qarqet e huaja me ndikim ne Kosove dhe fatkeqësisht të disa vendor të cilët sabotuan luftën dhe përdorën vrer e helm kundër lëvizjes çlirimtare.

Megjithatë pasurimi i paligjshëm i pasluftës por edhe para duhet dënuar nga kushdo qoftë, mirëpo jo vetëm në mënyre selektive. Nëse bëhet fjalë për Komandantet e luftës pse nuk flitet edhe për milionat e paligjshëm të Isa Mustafes, Sami Hamitit, Agim Veliut, Bujar Bukoshit, Ismet Beqirit e shumë figurave kontroverse të LDK-së që ende mbajnë aksione ne bankat ndërkombëtare të 3%.Pse nuk flitet për 24 mije eurot e pagesës se vetëm një litre alkool të Lutfi Hazirit gjatë negociatave të Vjenës? Pse nuk flitet për mijëra UDB-sh që çdo ditë hanë në kurriz të Kosovës?

Dhe a e dine pse nuk flitet, sepse ata ende janë të ledhatuarit e Beogradit.

Këto gjykime të njëanshme nuk janë të pranueshme dhe të mirëpritura për shoqërinë dhe shtetin tone. Gjërat duhet gjykuar drejt dhe nëse gjerat do të gjykoheshin drejt jo vetëm ne taborin e krahut të luftës por edhe ne taborin të ashtuquajtur të bartësve të krahut të paqes, atëherë vërtet do të ishte e pranueshme dhe kontributdhense për shtetin tone.

Por jo vetëm kaq, tentimi për ti vrarë vlerat e luftës përmes individëve të caktuar është tentim për ta errësuar historinë e lavdishme të UÇK-së qe për qytetaret është e papranueshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button