Ministrja Shiret Elezi vizitoi Byronë për zhvillim regjional

Ministrja për vetëqeverisje lokale znj. Shiret Elezi vizitoi Byronë për zhvillim regjional ku u prit  nga drejtori i kësaj Byroje, z. Xhemail Elmazi me të cilin biseduan për aktivitetet e deritashme dhe planet për periudhën e ardhëshme. Me këtë rast, ministrja Elezi u njoftua drejtpërsëdrejti me punën dhe aktivitetet e kësaj Byroje e cila njëherit është në suaza të vetë Ministrisë për vetëqeverisje lokale e që gëzon statusin e personit të veçantë juridik.

“Byroja për zhvillim regjional luan rol mjaft të rëndësishëm për zhvillimin e Regjioneve të planifikuara dhe gjithnjë ka për qëllim zhvillimin e barabartë të regjioneve, zvoglimin e dispariteteve  dhe rritjen e konkurencës mes tyre. Çdo projekt i realizuar, tani e në të ardhëshmen, ka për qëllim përmirsimin e kushteve të qytetarëve pavarësisht se ku jetojnë ata, në qytet apo fshatra. Byroja për zhvillim regjional do ta ketë përkrahjen tonë dhe  do të bëjmë përpjekje që të rritet bashkëpunimi ndërkomunal, bashkëpunimi ndërmjet subjekteve tjera komunale që njëherit është një nga parakushtet për realizimin e projekteve cilësore që në fokus kanë interesin e gjithë qytetarëve”, theksoi ministrja Shiret Elezi.

Drejtori i Byrosë për zhvillon regjional Xhemail Elmazi, e njoftoi ministren Shiret Elezi me projektet e realizuara deri tani si dhe me projektet aktuale të realizuara në të gjitha regjionet e planifikuara në nivel shtetërorë si dhe me planet për periudhën e ardhëshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button