Mot me diell dhe vranësira mesatare

Moti në Maqedoni do të jetë stabil dhe i thatë. Në orët e paradites në pjesën më të madhe të vendit sërish do të ketë vranësira të pakta dhe paraqitje të mjegullës së dobët nëpër fushëgropa të caktuara dhe nëpër lugina të lumenjve. Rreth mesditës dhe në orët e pasdites vranësirat do të pakësohen. Do të fryjë erë e dobët, ndërsa në vendet më të larta dhe në male do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus nëntë deri minus një, ndërsa e ditës prej dy deri 10 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë në orët e pasdites vranësirat gradualisht do të pakësohen. 
Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri minus pesë, ndërsa e ditës do të ngritet deri gjashtë gradë.

Lajme të ngjashme

Back to top button