Sela i sqaroi Oravit si do të zhvillohet protesta shqiptare të premten me moton “NDAL”

Kryetari i LR-PDSH, Ziadin Sela dhe sekretari i përgjithshëm Arben Taravari janë takuar sot me ambasadorin e BE-së në Maqedoni Avio Orav në selinë e BE-së në Shkup.

“Në këtë takim është biseduar për situatën aktuale politike në vend, si dhe për gjetjen e modaliteteve për të dalë nga kriza politike. Kryeari Sela dhe sekretari Taravari kanë theksuar se Maqedonia duhet të ndjek trajektoren e integrimeve evropiane nëpërmjet të kryerjes së reformave esenciale në politikbërjen e vendit. Ambasadori Orav është njoftuar edhe me Platformën dhe Programin e LR-PDSH si dhe me gjithë rrjedhën e zhvillimeve për konsolidim sa më efikas të Lëvizjes.” njoftojnë nga kjo parti.

Njëkohësisht, njoftojnë nga kjo parti,  njëra ndër temat kyçe në takimin me ambasadorin e BE-së ishte edhe organizimi i protestës së të premtes, ku njëra ndër organizatorët është LR-PDSH. Ambasadori Orav u njoftua se të premten do të zhvillohet një protestë kombëtare paqësore me moton “Ndal” që ka për synim luftimin dhe ndaljen e fenomeneve devijante në përfaqësimin politik të shqiptarëve në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button