Brazilianet shpallen kampion bote

Brazili i Hendbollit për femra do ta kujtojë gjatë vitin 2013. Skuadra amerikano-jugore për herë të parë në histori arriti të fitojë titullin botëror, në kampionatin e zhvilluar në Serbi duke mundur në finale pikërisht vendaset me rezultatin 22:20 pas një ndeshje triller. Në Beograd, në eventin e surprizave, të dyja përfaqësueset luanin për herë të parë në një finale, por brazilianet kishin avantazhin e suksesit në fazën e grupeve ndaj vendit organizator. 

Skuadra e udhëhequr nga Alexandra Nascimento, tregoi se jo rastësisht po kthehej në një superfuqi botërore, përveçse amerikano jugore, kur mori avantazhin 5:3. Brazilianet shfaqën forcë të madhe karakteri, pasi pavarësisht faktit se kishin kundër publikun arritën të shkonin në pushim në avantazhin 13:10.

Amorim gjithashtu, një prej sportisteve më të spikatura të kombëtares së saj, kontriuboi në finale duke çuar shifrat në +5 për brazilianet. Megjithatë serbet nuk kërkonin të hiqnin dorë nga ëndrra për titullin botëror, aq sa Jelena Nisavic çoi rezultatin në barazim të plotë. Por lodhja fizike e një turneu të gjatë, u ndje te serbet në minutat finale me Brazilin që mori kryesimin 22:20 duke ruajtur rezultatin e duke vendosur kurorën e mbretëreshës së botës për herë të parë në hendboll. 

Një rezultat që plotëson në mënyrë fantastike vitin e tyre sportiv dhe që padyshim është një sinjal i qartë, për Olimpiadën e Rios në 2016, se brazilianet për herë të parë dhe aty do të synojnë arin.

Lajme të ngjashme

Back to top button