Bëmë baba të të ngjaj… kur prince George është kopje e të atit

Princi George është djali i vetëm i Princ William dhe dukeshës Catherine, i lindur në 22 korrik 2013. Ai është i treti në radhë për të zënë fronin pas babait dhe gjyshit të tij.

Ashtu siç pritej, princi George u bë i famshëm që në momentin që erdhi në këtë botë, si një foshnjë mbretërore dhe madje pati shumë ndikim, ashtu si mamaja e tij, në gjithçka që vishte sepse marka e përdorur nga ai, shiste më shumë se rrobat e tjera.

Madje në shumë raste kemi vënë re se veshjet e tij ishin pothuajse të njëjta me ato të babait të tij, Princit William kur kishin të njëjtën moshë. Ja disa foto dhe rastet që kanë pasur veshje të njëjta.

Në këtë foto duket qartë ngjashmëria e veshjes së tyre, por akoma më shumë edhe ngjashmëria në pamje apo ngjyrën e flokëve.

Të dy kanë veshur një pulovër ngjyrë blu dhe jakë të bardhë.

Për pagëzimin e tij, princi George veshi një fustan pagëzimi që për herë të parë ishte veshur nga vajza e madhe e mbretëreshë Victoria-s në vitin 1841.

Kombinim i njëjtë i kominosheve me këpucët.

Edhe kur bëhet fjalë për të luajtur, për të dy janë zgjedhur pothuajse të njëjtat rroba.

Si babai dhe i biri të veshur me të bardha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button