Rusia nuk lejon përdorimin e flamurit dhe himnit, Majlinda e bojkoton Evropianin?

Kosova mund ta bojkotojë Kampionatin Evropian të xhudos, i cili do të mbahet në Rusi, nga 21 deri më 24 prill, shkruan Zëri.

Arsyeja kryesore është se Rusia, si vend organizator i këtij evenimenti, nuk lejon që në territorin e saj të përdoren simbolet shtetërore të Kosovës, vend të cilin nuk e ka njohur si shtet.

Mirëpo, edhe delegacioni i xhudos kosovare është i vendosur që këtë radhë të mos lëshojë pe, raporton Zëri.

Trajneri Driton Kuka ka paralajmëruar se, nëse nuk ju lejohet paraqitja me flamur dhe intonimi i himnit, në rast të medaljes eventuale, katër garuesit, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Akil Gjakova, të mos paraqiten fare në këtë eveniment.

Image

“Jemi në Rusi duke pritur lajmin për pjesëmarrje për shtetin tonë të ri! Nese sna lejohet me siguri sdo marrim pjesë në Evropian! Me ne në foto miku nga shteti amë Shqipëria! Shqipëria dhe Kosova dy shtetet tona që natyrshëm do bashkohen dalngadalë e në kohën e duhur!”, ka shkruar Kuka në Facebook. Pas pak orësh do të merret vendimi definitiv, nëse rusët do të lëshojnë pe ose jo, pasi pala kosovare duket e vendosur. /Zëri/

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button