Shkupi përjetoi mllefin e “Revolucionit laraman” (VIDEO-FOTO)

21.00 – Edhe një protestë e qetë ka mbaruar sonte në Shkup. Për herë të parë protesta ka dhe emër “Revolucioni i ngjyrosur” apo “Revolucioni laraman”.

Kjo ishte protesta e tetë me radhë e cila lindi nga revolta e qytetarëve të Maqedonisë kundër vendimit të presidentit Gjorge Ivanov për faljen e 56 funksionarëve.

Protestat e sonte si dhe të kaluarat janë të qeta, duke përjashtuar atë të 13 prillit ku kishte dhe arrestime. Në protestë ka maqedonas, shqiptarë, turq, romë.. ata organiziohen nga sektori civil me emrin #Protestoj.

20.55- Protestuesit janë larguar te qetë pas gjuajtjes me ngjyra. Protesta ka marrë fund.

Protesta në Shkup, 20.04.16

 

20.30- Protestuesit gjuajnë me ngjyra në drejtim të barakave të Qytetit të Shkupit. Policia nuk ka reaguar ndaj sulmeve. Protestuesit bërtasin “robëri për Koce Trajanovskin (kryetarin e Qytetit të Shkupit).

Protesta në Shkup, 20.04.16 Protesta në Shkup, 20.04.16

Protesta në Shkup, 20.04.16 Protesta në Shkup, 20.04.16

Protesta në Shkup, 20.04.16
Protesta në Shkup, 20.04.16

Protesta në Shkup, 20.04.16

Protesta në Shkup, 20.04.16 Protesta në Shkup, 20.04.16 Protesta në Shkup, 20.04.16 Protesta në Shkup, 20.04.16 Protesta në Shkup, 20.04.16 Protesta në Shkup, 20.04.16 Protesta në Shkup, 20.04.16

20.10 – Turma e protestuesve ndryshon kahjen, lëshon Qeverinë arrin para barakave të Qytetit të Shkupit.

Protesta në Shkup, 20.04.16 Protesta në Shkup, 20.04.16

19.55- Protestuesit kanë arritur para godinës së Qeverisë. Policia ka bllokuar të dy udhëkryqet për kalim.

Protesta në Shkup, 20.04.16

Protesta në Shkup, 20.04.16

Protesta në Shkup, 20.04.16

19.40- Mijëra protestues nisen drejtë sheshit të Shkupit.

Protesta në Shkup, 20.04.16 Protesta në Shkup, 20.04.16 Protesta në Shkup, 20.04.16 Protesta në Shkup, 20.04.16

19.35- Në protestë ka edhe shqiptarë. Një student ka mbajtur fjalim i cili tha se kategorikisht mohon që i takon strukturave të ndryshme partiake.

Protesta në Shkup, 20.04.16
Protesta në Shkup, 20.04.16


“Un nuk jam as sorosoid, as anëtar partiak, unë jam për LIRI! Ata që na etiketojnë janë pjesë e regjimit që nuk do të ketë liri në Maqedoni!” tha mes tjerash ai, njofton gazetari i Portalb-it nga terreni.

Protesta në Shkup, 20.04.16

19.30- Masiviteti i protestuesve rritet. Fjalime mbajnë aktivistë të ndryshëm. Krahas dorëheqjes së Ivanovit, aktivistët e “#Protestoj” kërkojnë tërheqjen e vendimit për falje të politikanëve, formimin e qeverisë për zbatimin e rekomandimeve nga raporti i Pribes, organizimin e  zgjedhjeve korrekte dhe demokratike, departament special në Gjykatën që do të merret me lëndët e Prokurorisë Speciale si dhe bisedime në Maqedoni jo në Vjenë për dalje nga kriza dhe me pjesëmarrjen e sektorit civil jo vetëm politikanët.

“Vendi jonë është në rrugë, nuk lëshojmë pe deri sa të plotësohen kërkesat tona!” shprehen protestuesit.

Protesta në Shkup, 20.04.16

19.15- Protestës i është bashkëngjitur lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Protesta në Shkup, 20.04.16 zoran zaev

Protesta në Shkup, 20.04.16
Protesta në Shkup, 20.04.16

19.05- Protestuesit janë të qetë ndërsa kanë arritur para godinës së Parlamentit. Për dallim nga herët tjera, ata nuk kanë gjuajtur me ngjyra ndonjë objekt. Policia ka bllokuar rrugën drejtë selisë së partisë maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE. Para Parlamentit po vëndoset një binë.

Protesta në Shkup, 20.04.16

Protesta në Shkup, 20.04.16
Protesta në Shkup, 20.04.16

Protesta në Shkup, 20.04.16 Protesta në Shkup, 20.04.16

Protesta në Shkup, 20.04.16 Protesta në Shkup, 20.04.16 Protesta në Shkup, 20.04.16 Protesta në Shkup, 20.04.16

18. 45 -Mijëra protestues janë nisur drejtë Parlamentit të Maqedonisë. Organizatorët kanë një autoparlant me rrota me anë të së cilit bëjnë thirrje për të protestuar.

18. 40 – Protestuesit po mblidhen, policia ka bllokuar udhëkryqet.

Protesta në Shkup, 20.04.16

18.15 – Sot është dita e 8 që po protestohet kundër vendimit të presidentit Gjorge Ivanov. Qindra protestues janë mbledhur para Prokurorisë Speciale në Shkup dhe bërtasin “Poshtë Gruevski”, “Poshtë shteti kriminel”, “Nuk ka drejtësi, nuk ka qetësi”, “Nuk ka bisedime në Vjenë-pa u plotësuar kushtet”. Protesta mbahet kundër vendimit të presidentit Gjorge Ivanov për faljen e 56 funksionarëve. Protestuesit mblidhen te Prokuroria Speciale për ti dhënë mbështetje punës së saj. Ata kanë vendosur pankartat me mbishkrimin “Revolucioni laraman”.
Krahas dorëheqjes së Ivanovit, aktivistët e “#Protestoj” kërkojnë tërheqjen e vendimit për falje të politikanëve, formimin e qeverisë për zbatimin e rekomandimeve nga raporti i Pribes si dhe organizimi i zgjedhjeve korrekte dhe demokratike.
Qëndroni me Portalb, gazetarët tonë nga terreni do tju sjellin informatat minutë pas minute për atë që do të ndodh sonte në Shkup.

Protesta në Shkup, 20.04.16
Protesta në Shkup, 20.04.16

Protesta në Shkup, 20.04.16

Protesta në Shkup, 20.04.16 Protesta në Shkup, 20.04.16 Protesta në Shkup, 20.04.16 Protesta në Shkup, 20.04.16

Protesta në Shkup, 20.04.16

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button