Gundogan drejt Premierligës

Ilkay Gundogan ka vendosur se ku do të luajë në të ardhmen. Premier League mesa duket është destinacioni i tij i preferuar.

Mediet britanike raportojnë se futbollisti i përfaqësueses gjermane do të largohet nga Borussia Dortmund në fund të këtij sezoni, për t’u vënë nën urdhrat e Pep Guardiolës te Manchester City.

Sipas tyre Manchester City ka pranuar të derdhë në arkat e Dortmundit një shifër prej rreth 30 milionë eurosh, për të siguruar kartonin e mesfushorit 25-vjeçar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button