Ja sa borxh publik ka Maqedonia

Pasi që Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) e ka larguar numëruesin i cili i ka treguar statistikat e borxhit publik, sot është bërë një blog i ri në të cilin mund të shihet në çdo sekondë se për sa para hyn në borxh Maqedonia, njofton Portalb.mk.

Qeveria në çdo sekondë? Sa borxh publik ka secili prej nesh? Sa është kamata? Mësoni në javendolg.mk.

“Qëllimi i faqes së internetit është që ta zmadhojë informimin për borxhin publik në Maqedoni dhe të sjellë rritje të transparencës për financat publike. Të dhënat që publikohen në numërues, janë të dhëna në bazë të të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave dhe Entit Shtetëror për Statistika. Si bëhen llogaritja mund të shihet me klikimin në numrat. Në sqarimin e kalkulimeve ka linqe deri te burimi i të dhënave. Të dhënat vazhdimisht përditësohen, ashtu sikur do të përditësohen nga ana e Ministrisë së Financave, ashtu ueb-faqja do t’i dokumentojë dhe qartë do t’i theksojë”, shkruhet në bllogun. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button