Erdogan: Fushata kundër qeverisë, “komplot i pistë”!

Erdogan thotë se qeveria e tij nuk do të lërë askënd të prishë atmosferën e besimit në vend dhe shprehet se do ti thërrasë të gjithë ata që kanë vënë dorë në pronat publike qofshin edhe të afërmit e tij për të dhënë llogari para drejtësisë.

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan të dielën e ka cilësuar fushatën kundër qeverisë së tij një “komplot të pistë dhe të errët” që ka për qëllim të prishë stabilitetin dhe paqen në Turqi.

Gjatë fjalimit të tij në një ceremoni inaugurimi në provincën veriore të Giresun të Turqisë, Erdogan foli mbi operacionet anti-rrushfet të policisë në Stamboll, transmeton 77news.

Duke sugjeruar se ka disa njerëz që shqetësohen nga procesi i paqes që i dha fund lajmeve për vdekje të ushtarëve në Turqinë juglindore, Kryeministri Erdogan tha se ata njerëz ushqehen nga terrori dhe për këtë duan që të vdesin më shumë njerëz të tjerë.

Erdogan gjithashtu i dha fjalën kryetarit të bashkisë së Stambollit se do të sjellë para ligjit të gjithë ata që kanë vjedhur pronën publike edhe nëse ai person është i afërm i tij, duke shtuar se “Ne nuk do të lejojmë askënd të prishë atmosferën e stabilitetit dhe besimit në Turqi”.

Lajme të ngjashme

Back to top button