Orav: Vendimi për falje, rrezikon ardhmërinë euro-atlantike të vendit

Vendimi për falje zhvlerëson përgjegjësinë dhe sundimin e së drejtës si dhe rrezikon integrimin euroatlantik të vendit. Kjo ishte porosia e prerë e ambasadorit të BE-së në Maqedoni Aivo Orav, pas takimit me presidentin Gjoge Ivanov, njofton Alsat M.

Burime diplomatike njoftojnë se temë kyçe ka qenë pasojat që mund ti ketë vendimi i presidentit për falje dhe rishqyrtimi i mundësisë për tërheqje të njëjtit pasi si i tillë rrezikon tërë marrëveshjen politike dhe thellon krizën politike. Nga kabineti i Ivanovit, njoftuan vetëm se presidenti ka shpalosur para ambasadorëve motivet e vendimit për falje.

Takimi me ambasadorët thuhet të ketë qenë parapërgatitje për takimin e së premtes në Vjenë ku janë ftuar liderët e katër partive politike. Derisa nga Komisioni Evropian thonë se ende nuk janë caktuar të gjitha detajet për takimin e Vjenës, ata thonë se qëllimi i takimit mbetet gjetja e mënyrës për zgjidhjen e krizës politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button