Derbi Vardari – Shkëndija pa tifoz!?

Sot para orës 12-të është grumbulluar komisioni për gara pranë FFM-së, por duke mos qenë i kompletuar, pasi edhe më tutje mungon komisari Vasko Dojçinovski, i cili vazhdon të jetë në udhëtim zyrtar. Një është e sigurt, se nuk do të ketë suspendim të stadiumit arena “Filipi i Dytë”, edhe përkundër faktit se kishte një incident të rëndë në derbin e të dielës kur ishin sulmuar kryesia e KF Shkëndija.

Ky vendim për të mos pasur suspendim të fushës së Vardarit tani më është e vërtetuar, pasi që ndeshja e sotme Vardari – Bregallnica do të luhet para tifozëve, ndërsa mësohet se komisioni do të ketë edhe një takim tjetër të premten, ku në këtë mbledhje pritet që të merret vendimi që ndeshja e të dielës ndaj Vardarit të luhet pa praninë e shikuesve.  Komisioni garues dje ka ndritur procedurë ndaj KF Vardarit për organizim të dobët. Komisioni disiplinor dje kishte mbledhje dhe kishte kërkuar në nga KF Vardari që në formë të shkruar të japin vlerësimin e tyre, që të kenë mundësi të premten të merret ndonjë vendim eventual. Komisioni disiplinor munde që Vardarin ta dënojë në të holla dhe të mos lejojnë praninë e tifozëve.

Pritej që të ketë vendim zyrtar edhe për skuadrën e FC Shkupi, pasi që tani më është mësuar se terreni i Çairit është suspenduar pas incidentin në ndeshjen me Vardarin. Por për të gjitha këto vendime do të duhet të pritet së paku deri të premten, për të mësuar zyrtarisht se cili do të jetë vendimi për këto raste. / Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button