SH.M.Q.SH. “Marija Kiri Skllodovska” hapë drejtimin “teknik të kimisë teknologjike” në gjuhën shqipe

Këtë vit në konkursin e shpallur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë për vitin shkollor 2016/2017 është paraparë që në shkollën e mesme të Qytetit të Shkupit “Marija Kiri Skllodovska” për herë të parë në gjuhën shqipe  të behet hapja e një paralele e drejtimit teknik i kimisë teknologjike, njofton Portalb.

“Pasi që jemi e vetmja shkollë në nivel republikan me 8 laborator kimikë dhe një kompani për prodhim të cilët njëherit  janë parakushte kryesore që nxënësit të pajisjen me diturin praktike dhe mënyrë të pavarur të kryejnë ushtrimet laboratorike për këtë drejtim. Pas mbarimit të shkollës së mesme me diturinë që mundë të pajisen nxënësit  do të jenë të përgatitur që të punojnë nëpër fabrika të vogla sa i përket prodhimeve kimike, kozmetike, etj.”, tha, ndihmës drejtori Vedat Mustafa.

Përndryshe, kjo shkollë është e njohur me drejtimet deficitare , momentalisht në këtë shkollë funksionojnë 16 paralele me mësim në gjuhën shqipe. Ndërsa sa i përket profileve arsimore kryesisht janë drejtime profesionale edhe atë drejtimi, teknik laboratoriku-farmaceutik, teknik laboratoriko – medicinal këto drejtime të mjekësisë ku i dyti është i vetmi në qytetin e Shkupit për nxënësit shqiptarë, dhe drejtimet teknik i proceseve prodhuese dhe teknik i optikës së syve që të dy drejtimet janë drejtime të vetmet në Republikën e Maqedonisë me mësim në gjuhën shqipe. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button