Ja sa para do të kushtojnë zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni

Komisioni Shtetëror Zgjedhor e ka miratuar planin financiar për ndarjen e mjeteve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që janë caktuar më 5 qershor, njofton Portalb.

Në bazë të këtij plani, buxheti i përgjithshëm për zgjedhje kap vlerën 456 milionë e 664 mijë denarë (7.5 milionë euro).

Nga ata, 650 mijë euro do të harxhohen për printimin e fletave të votimit dhe formularëve, 406 mijë euro për bordet e zgjedhjeve në diasporë, 146 mijë euro për ruajtjen e materialeve të besueshme, ndërkaq gjithashtu edhe aq për transport.

KSHZ nuk e ka pranuar listën nga Ministria e Punëve të Brendshme, i nënshkruar vetëm nga zëvendëskryeministri plotësues nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Mitko Çavkov, për atë se nuk është përdorur formati i duhur për të mundur të krahasohen të dhënat. MPB do të duhet që ta paraqesë listën përsëri sipas formatit të kërkuar nga KSHZ-ja, transmeton Portalb.

Në seancë nuk kanë marrë pjesë, anëtarët e LSDM-së, Violeta Duma dhe Igor Milev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button