Ermira e meriton – të drejtën për prononcim!

[Recension: Ermira mendon se Ivanovi nuk e meriton, të jetë President]

Gazetari nuk guxon të jetë tendencioz! Ai ka të drejtë të raportojë dhe të përdorë satirën mes rreshtave, por jo edhe të ndërlidhë ngjarje tjera me çështje tërësisht tjera. Qasja joprofesionale e autorit në këtë artikull fillon që në fjalinë e parë: “Deputetja e BDI-së tanimë me famë botërore…”, ky fillim, si dhe përdorja e fjalëve “e meriton”, flet shumë, dhe lexuesi e ka idenë se ku dëshiron të dalë autori me këtë fjali. Kuptohet se këtu qëllimi i gazetarit ka qenë që lexuesit më shumë t’i përkujtojë mbi skandalin telefonik ku dyshohet se flasin dy funksionarë të BDI-së (Emira Mehmeti dhe Musa Xhaferi), se sa të informojë për qëndrimin e deputetes Mehmeti për presidentin Ivanov.

Autori ka bërë mirë që ka kapur këtë lajm, sepse ngre çështje me rëndësi për publikun, si ajo e qëndrimit kundërthënës të BDI-së ndaj presidentit Ivanov. Megjithatë, nuk është pjesë e gazetarisë profesionale, aq më tepër e etikës së gazetarit, që të riaktualizohen çështje të cilat nuk përkojnë me aktualitetin duke i ndërlidhur në mënyra të ndryshme me qëllime tendencioze.

Deputetja e BDI-së tanimë me famë botërore Ermira Mehmeti në një postim të saj është shprehur se Ivanov nuk e meriton, të jetë President. Ajo ka transmetuar lajmin e rrjetit televiziv “BBC” me titull “Korrupcioni në Maqedoni: Presidenti Ivanov nuk heq dorë nga falja” duke shkruar: “Nuk e kam votuar, nuk më pëlqen, nuk është presidenti im”, shkruan Fakte.

Ermira mendon se Ivanovi nuk e meriton fullscreenLinku deri te artikulli origjinal: “Ermira mendon se Ivanovi nuk e meriton, të jetë President”
Data dhe koha e publikimit: 16.04.2016
Data e recensionit: 17.04.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Autori ka përgjegjësi për fjalën e thënë në publik. Ai, së paku në zhanrin e lajmeve, nuk është bukuri-matës. Se sa simpatike është deputetja Mehmeti është e njphur për publikun dhe nuk është aspak nevoja që gazetari të dalë nga kornizat e gazetarisë dhe të kalojë në gazetar të shtypit rozë.

Pasuesi në vazhdim hap edhe më shumë dilema. Në rast se ka pasur ndonjë mungesë shpjegimi nga radhët e BDI-së, atëherë gazetari ka pikërisht këtu një arsye për të kërkuar qëndrim nga deputetja Mehmeti në lidhje me cenzusin dhe qëndrimin e BDI-së ndaj presidentit Ivanov, për të cilin tashmë të gjithë e dimë se është i padefinuar dhe i papërcaktuar si duhet.

Deputetja simpatike megjithate nuk spjegon pse ajo dhe partia e saj drejtpërdrejtë ndikuan që Gjorge Ivanov 10 vite të jetë në krye të vendit tonë? Herën e parë duke e ulur cenzusin për dalje nga 50% në 40% në vitin 2009 dhe herën e dytë duke i caktuar zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale në të njejtën ditë në vitin 2014.

Krejt në fund, teksti e lëshon përgjegjësinë gazetareske dhe kalon në komente dhe konkluzione, të cilat nuk bëhen në lajme. Nuk është rol i gazetarit të tregojë se e kanë ose jo të qartë shqiptarët se çfarë lojëra bën BDI, por t’i shpalosë faktet. Publiku është ai që duhet të hetojë, vallë ka ose jo ndonjë lojë.

Kësaj radhe shqiptarët i kanë të qarta lojërat mashtruese të Ermirës dhe partisë së saj, nga e cila ajo del dhe hyn varësisht nga disponimi ditor, andaj e kanë të qartë se BDI nuk e meriton më./FAKTE.Net

Për fund, autorit të panjohur të tekstit, do t’i kujtojmë disa nga rregullat e Kodit etik të gazetarëve.

“Gazetarët kanë të drejtë për të pasur mendimin, qëndrimin dhe vlerësimin e tyre, por nuk guxojnë që mendimet e tyre t’i kamuflojnë sikur të jenë fakte”.
“Duhet të jenë qartë të ndara, cilët janë faktet dhe cilat informacionet, dhe cilat janë komente, hipoteza ose qëndrime të autorit, për të shmangur dezinformimin dhe manipulimin me publikun”.
Gazetari duhet t’i ketë parasysh standardet morale të publikut të cilit i drejtohet. Gazetari nuk duhet të përdorë përmbajtje të pashembullta, shqetësuese dhe pornografike në punën e tij”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button