Obama: Në Sudanin Jugor mund të kërkohet aksion i mëtejshëm

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka tërhequr vërejtjen se në Sudanin Jugor mund të kërkohet aksion i mëtejshëm ushtarak, për t’i mbrojtur amerikanët në këtë vend, ku janë rritur shqetësimet për luftë civile.

Në letrën dërguar Kongresit të Shteteve të Bashkuara, presidenti Obama shkruan se 46 trupa tashmë janë dërguar për të ndihmuar në evakuimin e shtetsave amerikanë nga Sudani Jugor, ndërsa 45 ushtarë të tjerë janë vendosur atje për ta mbrojtur Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në kryqytetin Juba.

Departamenti i shtetit thotë se deri tash janë evakuuar afro 680 shtetas amerikanë dhe shtetas të vendeve të tjera, nga lufta e cila e ka përfshirë këtë vend në pjesën qendrore të Afrikës.

Raportohet se së paku 500 vetë janë vrarë gjatë javës së kaluar nga dhuna në Sudanin Jugor, që e fitoi pavarësinë në vitin 2011.

Lajme të ngjashme

Back to top button