Armando Sadiku në rangun e yjeve

Nuk dihet ende sesa para do të fitojë nga kontrata e fundit e firmosur me një kompani prestigjioze sportive si “Nike”, por Armando Sadiku është bërë pjesë e yjeve të futbollit, të cilëve i rezervohen kushte ekskluzive me brandet më të njohur, njofton TCH.

Lojtari i kombëtares kuqezi, që është aktualisht i huazuar te Vaduz në kampionatin zviceran, vlerësoi produktin e ri që do të përdorë edhe gjatë Europianit 2016, ku me të gjitha gjasat do të grumbullohet nga trajneri De Biazi.

Vlera aktuale e kartonit të Armando Sadikut në merkaton e futbollit europian është 750 mijë Euro. Sulmuesi i kombëtares shqiptare e nisi karrierën me ekipin e Turbinës së Cërrikut, për të kaluar më pas në nivelet më të larta, te Lokarno, Lugano dhe Zyrih në ligën helvetike.

Ngushtimi i hapësirave të Zyrihu, bëri që klubi zviceran ta huazojë Sadikun për 6 muaj te Vaduz, ku ai ka shënuar 4 gola në 8 ndeshje të zhvilluara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button