Francë, synohet vazhdimi i gjendjes së jashtëzakonshme edhe gjatë “EURO 2016”

Qeveria franceze dëshiron edhe dy muaj të vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme, e cila është vendosur pas sulmeve terroriste në Paris më 13 nëntor të vitit të kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).

Nëse propozimi qeveritar kalon në Parlamentin e Francës kjo do të thotë se masat e gjendjes së jashtëzakonshme do të jenë të vlefshme edhe gjatë “EURO 2016”, i cili nga 10 qershori deri më 10 korrik të këtij viti do të mbahet në Francë.

Kryeministri i Francës, Manuel Valls, në sqarimin e propozimit të Qeverisë për mediat vendase tha se vazhdimi i gjendjes së jashtëzakonshme deri në fund të korrikut do të jetë përgjigje më e mirë ndaj kërcënimit eventual terrorist gjatë Kampionatit Evropian.

Gjendja e jashtëzakonshme duhet të përfundojë më 26 maj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button