LR-PDSH për protestat e së premtes: Do të dalim me flamur kombëtar, jo me atë të partisë

Anëtari i LR-PDSH-së Rizvan Bela theksoi se në protestën e paralajmëruar nga partia e tij për ditën e premte do të dilet me flamurin kombëtar shqiptar dhe jo me flamuj të partisë, pasi siç tha kjo protest është të drejtat e shqiptarëve dhe ngritjen e nivelit të vetëdijës te shqiptarët. Ai tha se grupi i protstuesve të organizuar nga partia e tij, nuk do bashkohet me protestuesit e sektorit cilvil kundër vendimit të presidentit Ivanov.

“Nuk mendoj se do bashkohemi, sepse ne e kemi protestën pak më herët. Me qëllim e kemi bërë më herët që të tregojmë se shqiptarët kanë shuma arsye për të protestuar. 100 herë më shumë arsye se maqedonasit, prandaj e bëmë që kësaj radhe të ftojmë vetëm shqiptarët, vetëm OJQ shqiptare dhe partitë tjera në vend që të na bashkëngjiten”, u shpreh Rizvan Bela, LR-PDSH.

Ndërsa për takimin e së hënës mes përfaqësuesve të RDK-së, Unitetit dhe Lëvizjes BESA u shpreh:

“Ne nuk morëm pjesë aty sepse mendojmë se ftesa duhej të ishte në nivel kryetarësh dhe jo në nivel nënkryetarësh. Ne e përshëndetëm ftesën dhe përsëri themi që të bëjmë bashkëpunim konkret, real dhe bashkëpunim të vërtet në zgjedhjet e ardhshme për zgjedhjet parlamentare të cilat do të shohim se kur do të mbahen”, u shpreh ai.

Në lidhje me protestën, Rizvan Bela tha se deri të premten pret t’i bashkëngjiten edhe parti dhe organizata tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button