“Raportuesit pa kufij”: edhe një rënie për Maqedoninë

Në indeksin e sotëm të publikuar në lidhje me liritë e mediave në botë, sipas “Raportuesve pa kufij”, Maqedonia është në vendin e 118, një vend më poshtë në krahasim me vitin e kaluar. Në shpjegim shkruhet se edhe pse shpifja është larguar nga Kodi Penal në vitin 2012, akuzat janë ndërruar me aksione qytetare, me mundësi për dënime të rënda me para apo burg, për gazetarët dhe pronarët e mediave, njofton Portalb.

Nga fundi i vitit 2014, janë paraqitur së paku 580 padi për shpifje, ndërkaq dhjetëra prej tyre janë kundër gazetarëve. Si rezultat i asaj, sipas anketës së Sindikatës së gazetarëve dhe punëtorëve mediatik, më shumë se gjysma e tyre, kanë thënë se vetvetiu ata censurohen.

Në pjesën e lartë të raportit në të cilën rangohen 180 vende janë: Finlanda, Holanda, Norvegjia, Danimarka dhe Zelanda e Re. Në pjesën e poshtme janë: Kina, Siria, Turkmenistani, Korea e Veriut dhe Eritrea. Polonia ka rënë për 29 vende për shkak ligjit të ri, të miratuar nga janari, i cili jep mundësi qeverisë konservatore që të kontrollojë me mediat shtetërore.

demokraci Përndryshe, sipas të dhënavë të Freedom House niveli i demokracisë në Republikën e Maqedonisë ka rënë ndër vite. Llogaritja, respektivisht krahasimi  bazohet në nivelin e demokracisë së vitit 2004 (e cila paraqitet me vlerë 0). Sipas të dhënave pak më mirë se në vitin 2004 ka qenë deri në vitin 2014. Kurse dy vitet e fundit niveli i demokracisë është më i ulët se sa në vitin 2004. (shiko tabelën anash), njofton Portalb.mk

Kjo rënie ka ndodhur kur pushtetin e ka në duar koalicioni VMRO-DPMNE që nga viti 2006, së bashku me partinë shqiptare BDI.

Këtë vit niveli i demokracisë në Maqedoni është më i ulëti (-0,29), krahasuar me vendet tjera ballkanike. Pas saj më keq është Bosnja dhe Hercegovina (-0,21) dhe pastaj Mali i Zi (-0,1). Ndërsa rritje më e madhe e nivelit të demokracisë është shënuar në Kosovë (0,43)./Portalb.mk

demokracia

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button