Bejli dhe Orav qetësojnë situatën në takime me organizatat qytetare

Ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së, Xhes Bejli dhe Aivo Orav ditëve në vijim do të kenë takime me organizatat qytetare, njofton Meta duke u bazuar në burime diplomatike.

Takimet siç thonë burimet, kanë për qellim që të qetësojnë situatën në vend, e cila eskaloi pas vendimit të presidentit Gjorgje Ivanov që të ndalen gjitha proceset gjyqësore kundër politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Ambasadorët gjithashtu në këto takime duan të dëgjojnë organizatat qytetare dhe kërkesat dhe qëndrimet e tyre të përcillen në takimin e liderëve që do të mbahet në Vjenë gjatë të premtes.

Delegacioni i BE-së në Shkup tani më ka shpërndarë ftesat drejt liderëve, lidhur me takimin e organizuar nga eurokomisionerët Johanes Han, Ivo Vajgel, Eduard Kukan dhe Riçard Govit, në të cilën do të bisedohet për shpëtimin e Marrëveshjes së Përzhinos.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç, sot deklaroj se në Vjenë nuk do të propozohet marrëveshje e re, por do të sigurohet implementimi i marrëveshjes së Përzhinos dhe prioritetet e reformave.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button