Edhe Kumanova protestoi: “Ik Grujo” (FOTO/VIDEO)

Edhe Kumanova tashmë dy ditë radhazi është solidarizuar me protestat masive në qytetin e Shkupit, kundër pushtetit aktual, kundër vendimit të Gjorge Ivanovit për abolimin e personave të inkriminuar dhe zgjedhjeve më 5 qershor, raporton Portalb.13046141_581358908708469_1858988433_n

Qindra qytetarë janë mbledhur para Gjykatës Themelore të Kumanovë për ta shprehur revoltën kundër regjimit. “Kurrë më kësi pushteti”, “Vdekje fashizmi, liri populli”, “S’ka drejtësi, s’ka qetësi”, … kanë qenë parrullat që kanë dominuar te masa e protestuesve.

13022285_581358928708467_1373075492_n

Protestës i ka prirë vet kryetari i qytetit Zoran Damjanovski.

Nga Gjykata Themelore protestusit kanë marshuar rrugëve kryesore të qytetit, të shoqëruar nën brohoritjet “vjedhës”, “grujo ikë”, …

13046118_581358925375134_1998237743_n

Marshi protestues ka përfunduar aty edhe ku ka nisur, dhe në ambient të qetë janë shpërndarë gjithë protestuesit./Portalb

Protesta në Kumanovë (19.04.2016)
Protesta në Kumanovë (19.04.2016)

13046122_581358902041803_1708510292_n

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button