Interi sundon në Milano (Video)

Interi ka arritur të dalë fitues kundër Milanit duke e mundur me rezultat 1:0 në “Derby della Madonnina” që u zhvillua të dielën mbrëma në “Giuseppe Meazza”.

Nuk ishte një gjysmë e parë që i shkon për shtati një derbi të tillë të madh dhe skuadrat shkuan në pushim pa prekur rrjetat.
Rossonerët e dominuan luftën në mesfushë, mirëpo nuk ishin të qëndrueshëm në sulm për ta testuar vazhdimisht Handanovicin.
Ndërkohë që të dyja ekipet patën gjysmërastet e tyre – Balotelli, Kaka e Poli nga një anë dhe Guarin, Nagatomo e Cambiasso nga ana tjetër.

“SuperMario” vazhdoi të ishte i rrezikshëm kundrejt ish-skuadrës së tij edhe në fraksionin e dytë të lojës, mirëpo jo aq i fortë sa për të shënuar.
Te të dyja klubet milaneze ishin të zbehta në fazën ofensive dhe kjo është arsyeja pse nuk janë konkurrentë potencialë për kreun e tabelës.

Në mbyllje të sfidës, “Nerrazzurrët” u përpoqën që t’i rrëmbenin të tria pikët dhe ia arritën qëllimit. Pas një krosimi të ulët të Fredy Guarin nga e djathta, Rodrigo Palacio çoi në këmbë tifozët në Meazza (86’).
Në minutat shtesë, ndeshja u tensionua dhe Sulley Ali Muntari u përjashtua me karton të kuq (90’+3).

Interi është në vend të pestë në tabelë me 31 pikë, pesë më pak se pozita e tretë (Napoli) që çon në Ligën e Kampionëve.
Nga ana tjetër, Milani qëndron në vend të 13-të me pesë pikë larg pozitës që bie në Serie B.  

Lajme të ngjashme

Back to top button