Vëllazërimi i kthehet fitores, Gostivari pësoi humbje (Tabela)

Futbollistet e Vëllazërimit kanë shënuar fitore të vlefshme në takimin e sotëm ndaj “Skopjes”, ndeshje kjo e luajtur në Kërçovë. Pas humbjes së të dielës nga Lubanci edhe pse mendohej si ekipi është në rënie të formës, fitorja e sotme e dëshmoi të kundërtën, se Vëllazërimi nuk ka krizë dhe se asgjë nuk është humbur.

Edhe pse skuadra e udhëhequr nga trajneri Xhengis Rexhepi kishte disa raste për të shënuar, goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 55-të, nga Kushtrim Ballazhi, i cili nuk e pati të vështirë që nga pika e bardhë të jetë preciz. Fitorja e sotme ngjit Vëllazërimin në pozitën e tretë të tabelës me gjithsej 35 pikë të tubuara.

Tani skuadra kërçovare duhet të përqendrohet në duelin e të dielës, kur në Kërçovë udhëton jë tjetër skuadër nga Shkupi, është ajo e Euromilkut, ekip që është në kërkim të ekzistencës.

Tabela 19.04.2016

Skuadra tjetër shqiptare që garon ën Ligën e Dytë, Gostivari pas suksesit të së dielës, përsëri ka rrëshqitur, kësaj radhe ka pësuar disfatë nga lideri i tabelës, Pobeda e Prilepit. Pas kësaj disfate Gostivari mbetet edhe më tutje në zonën e rrezikut, duke mbetur me 26 pikë në pozitën e parafundit, ndërsa ndeshjen e radhës e luan në shtëpi ndaj Pelisterit, që është një konkurrent direkt në pjesën e poshtme të tabelës. /Portalb.mk/

Në ndeshjet tjera u shënuan këto rezultate: Euromilku – Pelisteri 2:0, Makedonija G.P – Ljubanci 0:0, Teteksi – Miravci 1:0

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button