fbpx

Lirohen tre gazetarët e Gazetës Express të arrestuar në Shkup nga policia maqedonase

UPDATE- Policia maqedonase sapo ka liruar tre gazetarët e Gazetës Express Artan Haraqinë, Halil Halilin dhe Ilir Ajdinin, të cilët janë arrestuar sot në Shkup vetëm pse ishin duke marrë pamje pranë ndërtesës së Parlamentit të Maqedonisë.

Ekipi i Gazetës Express, respektivisht “Zona Express”, ka qëndruar sot gjatë ditës në Kumanovë dhe Shkup, për të kryer xhirime rreth një dokumentari që ka të bëjë me ngjarjet e vitit të kaluar në Kumanovë.

Arrestimi i tre gazetarëve të Express, është bërë në orët e pasdites në kryeqytetin maqedonas, pavarësisht se autoritetet e atjeshme ishin të njoftuara për aktivitetin e tyre. Kryeredaktori Leonard Kerquki ka thënë se policia maqedonase nuk e ka lënë t’i afrohet stacionit policor ku janë mbajtur gazetarët.

Gazeta Express falënderon ambasadorin e Kosovës në Shkup Ylber Hysa, deputetin e BDI’së Artan Grubin, Zëvendësministrin e Brendshëm të Maqedonisë Agim Nuhiun, të cilët janë angazhuar personalisht për lirimin e gazetarëve.

____________________________________

Tre gazetarë të Gazetës Express, Artan Haraqija, Halil Halili dhe Ilir Ajdini  janë arrestuar sot në Shkup nga policia maqedonase pa ndonjë arsye.

 Ata janë prangosur nga autoritetet maqedonase vetëm pse kanë xhiruar para ndërtesës së  Parlamentit të Maqedonisë në Shkup.

Ndërkohë Kryeredaktori i Gazetës Express dhe autori i emisionit Zona Express, Leonard Kerquki, nuk po lejohet t’i afrohet stacionit policor ku po mbahen gazetarët.

Ekipi i Gazetës ka qëndruar sot në Maqedoni, respektivisht Kumanovë dhe Shkup, për xhirime rreth një dokumentari që ka të bëjë me ngjarjet e vitit të kaluar në Kumanovë.

Arrestimi ka ndodhur pavarësisht se ekipi i Gazetës Express i ka njoftuar autoritetet maqedonase se qëllimi i udhëtimit janë xhirimet.

Gazeta Express i ka njoftuar autoritetet përkatëse, përfshirë Ambasadën e Kosovës në Shkup dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, rreth rastit.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close